Microsoft, Facebook dhe Google dalin në krah të Apple në betejën ligjore me FBI-në

Publikuar më: 26-02-2016

0920-iphone-launch-05-100615822-largeIndustria e teknologjisë po bashkohet për ti ardhur në ndihmë Apple kundër një vendimi gjykate i cili e detyron prodhuesin e iPhone të dekriptojë një iPhone 5C për llogari të Byrosë Federale të Hetimit.

Facebook, Google dhe Microsoft kanë planifikuar të mbështetin Apple në gjykatë. Kompani të tjera që pritet ti bashkohen kësaj nisme janë Twitter dhe Amazon.

Ditën e enjte, Apple publikisht njoftoi se do ti kundërvihet vendimit të gjykatës duke vënë theksin se problemi nuk qëndronte tek dekriptimi i një iPhone 5C por rrezikut që i kanosej sigurisë dhe privatësisë së konsumatorëve në të ardhmen.

Po ditën e djeshme, Presidenti i Zyrës Ligjore pranë Microsoft njoftoi se gjigandi i sistemit operativ mbështet Apple në betejën ligjore kundër FBI-së.

Nga ana tjetër një zëdhënës i rrjetit social shprehej me këtë fjalë: “Industria e teknologjisë është e indinjuar me këtë çështje dhe Facebook së bashku me disa kompani të tjera teknologjike do të bëhen pjesë e saj.” (PCWorld Albanian)

Microsoft, Facebook dhe Google dalin në krah të Apple në betejën ligjore me FBI-në
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)