Lajmet

Microsoft është duke zhvilluar një klient të ri të Skype quajtur Skype for Life

Sep 21 2016
0 Shpërndarje

skypePak orë pasi Microsoft konfirmoi mbylljen e zyrave të Skype në Britani, dolën raportimet e para se kjo lëvizje kishte ardhur për një qëllim më të lartë.

Burime të afërta me çështjen thanë për ARSTechnica se faktori i cili ka influencuar në mbylljen e zyrave të Londrës realisht ka qenë një projekti i ri i Microsoft. Kompania ka një numër klientësh në platforma të ndryshme që nga Windows 10-ta tek Linux dhe iOS e Android.

Sipas informacionit që posedon ARS, Microsoft është duke zhvilluar një tjetër klient të quajtur Skype for Life. Ky klient do të jetë një platformë hibride e cila nuk funksionon vetëm në Windows por edhe në Linux, macOS, iOS dhe Android.

Klienti i ri së bashku shërbimin e ngjashëm me Slack, Skype Teams, i cili raportohet gjithashtu se është në ndërtim po zhvillohen në zyrat qëndrore të Microsoft në Redmont. Si rezultat të gjithë klientët e tjerë do të kalojnë në mirëmbajtje dhe ekipet të cilat i zhvillonin do të ishin të padobishme.

Edhe pse Microsoft kishte premtuar se do të ruante integritetin e Skype si një divizion i pavarur brenda kompanisë kur e bleu në 2011-tën për 8.5 miliard dollar, tregon një lëkundje të besimit dhe ndryshime të strategjisë me shërbimin.

Një ish punojës e kompanisë kishte thënë për Financial Times se një nga problemet kryesore të Microsoft me Skype ishte vendimarrja që vinte nga Europa dhe jo Redmonti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>