Microsoft eksperimenton me ruatjen e të dhënave në ADN: 1 miliard terabajt në 1 gram ADN

Publikuar më: 29-04-2016

57228e2ac4618889168b45aeMicrosoft ka blerë 10 milion fije ADN-je nga startupi Twist Bioscience për të hetuar lidhur me mundësinë e ruajtjes së të dhënave brenda materialit gjenetik.

Vetëm 1 gram ADN është e aftë të ruajë 1 miliard terabajt të dhëna. Struktura gjenetike gjithashtu është mjaft rezistente me fragmente ADN-je të cilat mund të rënditen edhe pse janë qindra mijëra vjeçare të vjetra.

Kjo mjafton që ADN-ja të konsiderohet si nje opsion serioz për ruajtjen e të dhënave për periudha të gjata kohore. Të dhënat binare janë ruajtur me sukses në çifte ADN-je. Problemi kryesor qëndron tek vështirësia e shkrimit dhe leximit të të dhënave nga AND-ja.

Shkrimi i të dhënave realizohet nga Twist. Kompania ka ndërtuar një makineri e cila prodhon fije AND-je ku konsumatorët kryesore të saj janë kryesisht laboratorët shkencorë. Kostoja e shfrytëzimit të materialeve gjenetike ka rënë bujshëm në 20 vitet e fundit. Nëse projekti i gjeneve njerëzore të cilit iu deshën 13 vite për tu konkluduar, 1990-2003, kushtoi 3 miliard dollar, i njëjti proces tani kryhet për 1,000 dollar. (PCWorld Albanian)

Microsoft eksperimenton me ruatjen e të dhënave në ADN: 1 miliard terabajt në 1 gram ADN
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)