Microsoft Edge shfaqet në disa imazhe të ndërtimit 10149 të Windows 10 Mobile

Publikuar më: 25-06-2015

Windows-10-Phone-Outside-TilesNdërsa një javë më parë u publikua ndërtimi 10136 i Windows 10-tës për telefonët, tani fotot të ndërtimit 10149 janë publikuar në ueb nga një portal origjinën i cili e ka nga Polonia.

w10mobile-10149-leak1

Këto foto zbulojnë ca rregullime të vogla kryesisht në ndërfaqe ndërsa ndryshimi që bie në sy është shfletuesi Microsoft Edge i cili vjen me markën e tij. Shfletuesi Microsoft Edge së bashku me brendin e ri sjell edhe një ndryshim rrënjësor duke zhvendosur panelin e ueb adresave në fund të ekranit ngjashëm me Internet Explorer.

w10mobile-10149-leak2

Gjithshtu shfletuesi Microsoft Edge tani mund të shfaqë uebfaqet ashtu siç shfaqen në një kompjuter desktop. Të tjera ndryshime që sjell ndërtimi 10149 janë shkurtesat të reja për të aktivizuar “Celullar Data”, si dhe një rresht të ri ikonash tek Qëndra e Njotimeve. Sipas publikuesve të këtyre fotove, ky ndërtim është më i shpejtë dhe përgjigjet më shpejt ndaj komandave.

w10mobile-10149-leak5

Microsoft na ka njoftuar se më 29 Korrik do të mbërrijë versioni final i Windows 10-tës për desktop ndërsa nuk kemi asnjë detaj në lidhje me Windows 10 Mobile. Gjithësesi përshtypjet tona nga ky set i ri fotosh na bën të mendojmë se gjërat më në fund po marrin formë edhe për Windows 10 Mobile. (PCWorld Albanian)

Microsoft Edge shfaqet në disa imazhe të ndërtimit 10149 të Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)