Microsoft Edge do të jetë deri 53 % më efikas në konsumin e energjisë krahasuar me rivalët

Publikuar më: 20-06-2016

Microsoft-Edge-browser-930x523Përditësimi Vjetor i Windows 10-tës i cili do të debutojë muajin e ardhshëm ndër të tjera do të sjellë me vehte një mori funksionalitetesh në shfletuesin Edge të Microsoft. Përdoruesit do ti marrin këto risi vetëm pasi të kenë përditësuar ku ndër to spika efikasiteti në konsumin e energjisë i cili pritet të ulët ndjeshëm pa pasur nevojë për një modalitet të kursimi të energjisë.

Sot Microsoft tregoi se shfletuesi Edge aktualisht është më efikas sesa shfletuesit e tjerë si Google Chrome, Mozilla Firefox dhe Opera me modalitetin e kursimit të energjisë të aktivizuar tek shfletuesit në fjalë.

Microsoft-Edge-real-world-benchmark

Të dhënat vinë nga disa testime të brendshme të Microsoft dhe tregojnë se Edge konsumon 36-53 % më pak jetëgjatësi baterie sesa shfletuesit e tjerë. Sipas Jason Weber, drejtor i ekipit të platformës së uebit për Microsoft Edge tha se e gjitha kjo vjen nga kombinimi i Windows 10-tës me shfletuesin Edge.

Janë katër sektor ku Microsoft ka aplikuar ndryshime për të arritur këto statistika të frikshme për rivalët. Faqet të cilat janë të hapuara dhe nuk përdoren aktivisht do të shfrytëzojnë më pak Javascript.

Përmbajtjet Flash do të konsumojnë më pak energji sepse të funksionojë si një proces më vehte. Elementët e ndërfaqet së Edge janë thjeshtuar dhe janë implementuar sisteme të reja rrjetesh që nga TCP Fast Open (TFO), Tail Loss Probe (TLP) gjer tek Recent Acknowledgment (RACK). (PCWorld Albanian)

Microsoft Edge do të jetë deri 53 % më efikas në konsumin e energjisë krahasuar me rivalët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)