Microsoft do të mbështesë proçesorët x86 Intel me Windows 10 Mobile

Publikuar më: 22-01-2016

150605-winodws-phone-computex-100600668-largeWindows 10 Mobile, njohur si Windows Phone, mund të funksionojë edhe me proçesorë x86 të Intel shkruante Microsoft në uebfaqen e saj.

Informacioni i servirur nga Microsoft u konfirmua edhe nga një zëdhënës i kompanisë. Deri në këtë moment telefonët Windows fuqizoheshin vetëm nga proçesorë ARM prodhuar nga Qualcomm.

Për më tepër paisjet me Windows 10 Mobile mbështetin ekrane me madhësi deri në 7 inç dhe rezolucion maksimal 2K (2560 x 1440 piksel.) Vitin e shkuar ishim dëshmitarë të një marrëveshjeje mes Microsoft dhe Intel për të sjellur proçesorët Atom X3 në telefonët dhe phabletët me kosto të ulët dhe sistem operativ Windows 10.

Aktualisht nuk ekziston një telefon Windows me proçesor Atom X3 dhe fakti se mbështet vetëm 3G-në mund të shërbëjë si pengesë për prodhuesit. Megjithatë modelet e reja të këtij viti do të sjellin LTE në linjën Atom X3. (PCWorld Albanian)

Microsoft do të mbështesë proçesorët x86 Intel me Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)