Microsoft do të largojë enkriptimin RC4 nga shfletuesit Edge dhe IE11 muajin e ardhshëm

Publikuar më: 17-03-2016

ie_to_edge-930x488Microsoft njoftoi ditën e sotme se do të largojë mbështetjen për enkriptimin RC4 në favor të HTTPS duke filluar nga muaji i ardhshëm. Një premtim ky i realizuar muain e kaluar nga Mozilla dhe Google me shfletuesit Firefox dhe Chrome respektivisht, RC4 daton që nga 1987 dhe përdoret gjerësisht për enkriptim informacioni.

Përgjatë viteve të fundit, RC4 ka qenë burim i lartë dobësish sigurie ndërsa në Shkurt të 201-tës, Task Forca e Inxhinierisë të Internetit IETF e ndaloi përdorimin e RC4 me TLS. Aktualisht Chrome 48 dhe Firefox 44 e kanë braktisur në muajin Janar këtë standart.

Ndërsa shfletuesit Edge dhe Internet Explorer 11 përdorin RC4 me TLS 1.2 dhe TLS 1.1. Si rezultat me ndryshimet e reja, RC4 do të ç’aktivizohet në Edge dhe Internet Explorer në sistemet operativ Windows 7, Windows 8.1 dhe Windows 10.

Megjithatë ky ndryshim do të jetë fare i prekshëm në aspektin e eksperiencës së përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Microsoft do të largojë enkriptimin RC4 nga shfletuesit Edge dhe IE11 muajin e ardhshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)