Microsoft do të integrojë funksionalitetin e Skype Translator në aplikacionet Skype për desktop

Publikuar më: 08-06-2015

SKYPEDuke filluar që nga vera e këtij viti, Microsoft do të fillojë të integrojë teknologjinë e Skype Translator në versionet desktop të aplikacionit Skype për kompjuterat Windows.

Në një postim në blog Microsoft njoftoi se fillimisht do të debutojë funksionalitetin Skype Translator në Skype për Windows 8.1 Por planet janë për ta integruar edhe në aplikacionin desktop për Windows 7.

Kompania ka hapur testimin e Skype Translator që në muajin Dhjetor të vitit të shkuar. Në muajin Prill vijoi faza e dytë e testimeve duke shtuar mbështetjen për gjuhën Kineze dhe Italiane krahas asaj Angleze dhe Spanjolle. Zyrtarët e Microsoft thane gjatë muajit Janar se do të integronin Skype Translator së bashku me Windows 10 ku detajet kyçe do të publikoheshin më pas.

Në fakt kjo nuk ndodhi, madje sot një zëdhënës i kompanisë tha se akoma nuk kemi diçka të rëndësishme për të ndarë me përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Microsoft do të integrojë funksionalitetin e Skype Translator në aplikacionet Skype për desktop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)