Microsoft dhe Canonical bashkojnë forcat për të sjellë Ubuntu-n në Windows 10

Publikuar më: 30-03-2016

Microsoft_LOVES_LinuxSipas disa burimeve brenda Canonical, thuhet se përdoruesit së shpejti do të mund të qasen në sistemin operativ linux, Ubuntu brenda vetë Windows 10-tës shkruante ZDNet.

Kjo nuk do të jetë një makinë virtuale por pjesë e integruar e Windows 10-tës. Detajet nuk do të zbulohen përpara konferencës Build të zhvilluesve organizuar nga Microsoft e cila heq siparin ditën e sotme. Ka gjasa që do të realizohet falë nënsistemeve linux pjesë e ndërtimit më të fundit të Windows 10-tës.

Ubuntu nuk do të funksionojë në cilësinë e vetë sistemit operativ por mbi libraritë bazë Windows. Ajo që Microsoft realisht po bën është sjellja e kontejnerëve në Windows 10 nga platformat e tjera ku gjatë Kongresit Mobil Botëror kompania shfaqi atë të iOS dhe Android.

Tani thuhet se Canonical dhe Microsoft kanë punuar për integrimin e kontejnerëve linux që nga vera e vitit të kaluar. Ubuntu nuk ka për të sjellë edhe ndërfaqen Unity por bashkëpunimi kryesisht do të konsistojë në komandat Bash dhe mjetet CLI. A mund të keni në Windows desktopët tradicional linux bazuar në Unity, GNOME apo KDE? Me shumë gjasa ky nuk është qëllimi i këtij bashkëpunimi.

Ata po e bëjnë këtë për zhvilluesit dhe jo përdoruesit desktop. Një shembull sesi mund të shfrytëzohet kjo marrëveshje është shkrimi i programeve Ubuntu për Azure Cloud. (PCWorld Albanian)

Microsoft dhe Canonical bashkojnë forcat për të sjellë Ubuntu-n në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)