Microsoft detajon ndryshimet që po vinë në ueb aplikacionin Outlook Web për abonentët e Office 365

Publikuar më: 05-08-2015

outlookontheweb

Kur Microsoft ofroi versionin e parë publik të Exchange Server 2016 muajin e shkuar, zyrtarët e kompanisë gjithashtu dhanë disa detaje rreth eksperiencës së ardhshme të postës eletronike Outlook Web për abonentët e Office 365.

Më 4 Gusht, ekzekutiv e Microsoft publikisht zbuluan detajet e ueb aplikacionit Outlook i cili tani e tutje do të quhet Outlook on the Web.

Por çfarë do të ofrojnë këtë përditësime? Një panel të ri në kry të listës së mesazheve elektronike. Një linjë subjekti më të dukshme. Një ndërfaqe më të pastër.

Mundësia për të “mbërthyer” mesazhet, arkivuar, zhbërë së bashku me ato gjestet që keni parë në aplikacionin mobil të Microsoft Outlook por vinë për të gjithë së shpejti. Përdoruesit do të keni më shumë opsione përshtatjeje si dhe një kalendar të ri me shtesa të funksionaliteteve të motit dhe përkujtuesve.

Abonetët biznes të Office 365 që janë pjesë e publikimit të parë të programit do të shohin ndryshimet e reja që ditën e sotme. Të tjerët do ti marrin këto përditësime javën e parë të Shtatorit. Përdoruesit nuk kanë nevojë të ndryshojnë asgjë që të mund të aksesojnë web aplikacionet Mail, Calendar dhe Contacts. (PCWorld Albanian)

Microsoft detajon ndryshimet që po vinë në ueb aplikacionin Outlook Web për abonentët e Office 365
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)