Microsoft dërgon ndërtimin 10547 tek testuesit e Windows 10-tës

Publikuar më: 21-09-2015

Tech-Preview_Start-menuMicrosoft solli një ndërtim të ri të Windows 10-tës me 18 Shtator. Bëhet fjalë për ndërtimin 10547 i cili është i disponueshëm tek testuesit e abonuar në Fast Ring.

Ekipi zhvillues i Windows më këtë ndërtim sjell edhe disa përditësime tek aplikacionet Photos, Xbox, Groove music, Mail dhe Calendar. Me këtë ndërtim pjesë e ndërfaqes së programimit i shtohet edhe Object RTC në Microsoft Edge. Funksioni bazë i Object RTC është aktivizimi i komunikimit në kohë reale me audio dhe video nga ueb aplikacionet në shfletuesit Edge. Kjo do të thotë se nuk janë më të nevojshme shtojcat.

Gjithashtu ky ndërtim i ri rregullon problemet që shfaqeshin me Qendrën e Njoftimeve(Action Center), me driver-at e audio së RealTek dheasistentit dixhital Cortana.

Po ndryshimet më të prekshme janë implementuar në aplikacionet Mail dhe Calendar. Microsoft ka shtuar mbështetjen për postën e unifikuar, ka shtuar një temë të re të errët në aplikacionin Mail dhe një opsion të ri për nënshkrimin dixhital. (PCWorld Albanian)

Microsoft dërgon ndërtimin 10547 tek testuesit e Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)