Microsoft dërgoi përditësimin e dytë përmbledhës në Windows 10

Publikuar më: 12-08-2015

win10update2Një ditë pasi dërgoi përditësimin e parë përmbledhës në Windows 10, Microsoft tani po dërgon një tjetër.

Këtë javë përditësimi është KB3081436. Javën e shkuar ishte KB3081424. Përditësimi i dërguar javën e shkuar ishte përqendruar kryesisht në performancë dhe funksionalitet jo siguri. Nuk ka ndonjë informacion publik lidhur me këtë përditësim por besojmë se adreson po të njëjtat probleme të performancës dhe funksionalitetit.

Zyrtarët e Microsoft pak ditë më parë thanë se do të adresonin një problem që pengonte aksesimin e dyqanit të aplikacioneve për disa përdorues dhe besojmë se ky përditësim rregullon edhe këtë aspekt.

Krahas këtij përditësimi përmbledhës, Microsoft po adreson edhe disa rregullime të tjera falë të Martes së përditësimeve. (PCWorld Albanian)

Microsoft dërgoi përditësimin e dytë përmbledhës në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)