Microsoft dënoi aktin e Samsung për ç’aktivizimin e Windows Update

Publikuar më: 25-06-2015

2015-06-2515-42-19

Skandali i ditës së djeshme ku u zbulua se Samsung po ç’aktivizonte Windows Update në të gjithë kompjuterat e kompani padyshim tërhoqi edhe vëmendjen e Microsoft.

Gjigandi i sistemit operativ pati edhe një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë. Në fakt ishte një punojës i Microsoft që zbuloi një komponent të SW Update që realizonte një komandë Disable_WindowsUpdate.exe duke çaktivizuar këtë funksionalitet mjaft kritik të Windows.

Para para pak çastesh një zëdhënës i Microsoft dënoi një praktikë të tillë duke thënë:

Windows Update ngelet një komponent kritik i sigurisë së konsumatorëve tanë. Ne nuk rekomandojmë aspak ç’aktivizimin apo modifikimin e Windows Update në një mënyrë e cila rrit ekspozimin të konsumatorëve tanë ndaj rreziqeve të sigurisë. Ne jemi në kontakt me Samsung për të adresuar këtë çështje.”

Nga ana tjetër sipas Samsung, SW Update Tool u përdor për të parandaluar Windows Update nga mbi vendosja e driverave me disa të tjerë të papërshtatshëm. Aktualisht teksa shkruajmë, ky softuer akoma është i disponueshëm për shkarkim nga uebfaqja e Samsung. (PCWorld Albanian)

Microsoft dënoi aktin e Samsung për ç’aktivizimin e Windows Update
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)