Microsoft demostron sistemin e saj operativ Azure të bazuar në Linux

Publikuar më: 19-09-2015

azurecloudswitchA e dinit që Microsoft ka ndërtuar sistem operativ të bazuar në Linux? Bëhet fjalë për një sistem ndër platformë për menaxhimin e pajisjeve të rrjetit si për shembull në qëndrat e të dhënave.

Kompania më në fund dha një informacion zyrtar mbi këtë softuer në datën 17 shtator përmes një postimi në blog. Fillimisht Azure Cloud Switch (ACS) u demostrua në konferencën SIGCOMM në muajin Gusht. Microsoft tregoi punën që kishte bërë përsa i përket ofrimit të një mënyrë standarte për shkrimin e aplikacioneve me qarqe të integruara specifike që gjenden brenda qëndrave të të dhënave.

Mos ndoshta kjo do të thotë se një sistem operativ me bazë Linux i Microsoft do të jetë i disponueshëm së shpejti për konsumatorët? Me shumë mundësi nuk do të ndodhë diçka e tillë. ACS është ndërtuar bazuar në Switch Abstraction InterfaceOpen Compute Project.

Ja vlen të përmendim se Microsoft është duke kontribuar në kodin e ACS për Open Compute Project (OCP). Kompania është bërë pjesë e këtij projekti që në vitin 2014, si një anëtar themelues dhe kontribues, kryesisht të ASC. OCP është një fondacion i krijuar nga Facebook në vitin 2011 i cili boton dizajne hardueri me qëllim ndërtimin e qëndrave të të dhënave me kosto më të ulët. (PC World Albanian)

Microsoft demostron sistemin e saj operativ Azure të bazuar në Linux
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)