Microsoft ç’aktivizon sinkronizimin në aplikacionin SwiftKey pas rrjedhjes së të dhënave

Publikuar më: 02-08-2016

swiftkeySwiftKey, tastiera virtuale e Android dhe iOS që u ble nga Microsoft për 250 milion dollar ndaloi nga funksioni një komponent i cili kishte rrjedhur të dhëna private të përdoruesve.

Sipas The Telegraph, përdorues të shumtë të SwiftKey raportuan se numrat e telefonit dhe adresat e e-mail të njerëzve të ndryshëm të tjerë tek sugjerimet e tyre. Një përdorues i Reddit raportoi se shikonte sugjerime në gjuhën gjermane në një telefon të ri Samsung Galaxy S6 me paketën e gjuhës angleze të Mbretërisë të Bashkuar, gjithashtu edhe adresën e e-mail të dikujt tjetër.

SwiftKey beson se ky është një gabim ei nxitur nga funksionaliteti i sinkronizimit të tastierës, e cila përdoret për të mbajtur të dhënat e përdoruesit të rifreskuara në pajisje të ndryshme. Si kundërpërgjigje, SwiftKey e ka çaktivizuar këtë element ndërkohe njoftoi se por përpiqet të zgjidhë problemin në fjalë.

Microsoft bleu SwiftKey në fillim të këtij viti si pjesë e ambicjeve të Microsoft në zhvillimin e një gjuhe natyrale të inteligjencës artificiale. Është teknologjia e SwiftKey ajo e cila e ka ndihmuar kompaninë të zhvillojë aplikacionin e tastierës Word Flow për iOS.

Kjo është hera e dytë që Microsoft përballet me probleme të sigurisë dhe privatësisë pas blerjes së një aplikacioni të një rëndësie të tillë. (PCWorld Albanian)

Microsoft ç’aktivizon sinkronizimin në aplikacionin SwiftKey pas rrjedhjes së të dhënave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)