Microsoft Build 2016: Realiteti virtual i HoloLens dhe Windows 10 Redstone pritet të shkëlqejnë

Publikuar më: 30-03-2016

9201561899_a4b4c0c182_o-100652756-largeNjë vit më parë, Microsoft solli supriza të shumta gjatë konferencës Build të zhvilluesve. Pas disa versioneve beta të Windows 10-tës, kompania premtoi se platforma e re do të shpëtonte jo vetëm kompjuterat por edhe telefonët Windows.

Po sot jemi në 2016-tën, dhe jemi përballë premtimeve të panumërta të cilat kurrë nuk u përmbushën. Me konferencën e cila ka hequr siparin ditën e sotme, zhvilluesit duan të dinë sesi Microsoft ka ndërmend të përmbushë premtimet. E thën ndryshe ata duan mjetet e duhura për të portuar aplikacionet Android dhe iOS në Windows së bashku me detajet sesi do të bëjnë para nga këto aplikacione.

Windows hyn në epokën “RedStone”

Sigurisht që sistemit operativ ka qenë dhe do të vijojë të jetë në qëndër të vëmendjes së konferencës Build të Microsoft. Windows 10 është versioni i fundit i platformës dhe përditësimi i parë Redstone duhet të mbërrijë të paktën përpara fundit të vitit.

Burime të afërta me Microsoft kanë lënë të kuptohet se gjatë konferencës do të bëhen të ditura detaje të bujshme lidhur me windows 10-tën. Edhe pse nuk janë specifikuar akoma ndryshme e RedStone, ky i fundit do të sjellë një frymë të re në disa aplikacione siç është rasti i “Maps.”

microsoft-maps-new-look-100651041-large

Rich Turner, një menaxher produkti për Windows-in, cicëroi në Twitter(të cilën më pas e fshiu) se pjesëmarrësit në konferencë do të tremben nga funksionalitetet e reja të RedStone. A do të thotë kjo një Cortana akoma më të zgjuar?

Dhe mos harroni se Windows 10-ta pothuajse po mbush 1 vjeç dhe akoma nuk është folur për sistemin operativ të elektroshtëpiakeve dhe Internetit të Gjërave. Microsoft duhet të na tregojë ne sesi do të bëjë të mundur kompromisin mes Windows 10-tës dhe elektroshtëpiakeve inteligjente.

E ardhmja e Windows Mobile

Zhvilluesit akoma kërkojnë të dinë vizionin konkret të Microsoft në lidhje me platformën mobile të Microsoft. Që kur kompania prezantoi Lumia 950XL në Tetor të 2015-tës, pjesa e tregut të Microsoft ka shënuar vetëm rënie dhe tani përllogarit 1% të tij.

Me 2016-tën, Microsoft po përpiqet të pozicionohet në krahun e prodhuesve të palëve të treta me telefonë si HP Elite X3. Ky model është ndërtuar për kompanitë të cilat blejnë një flotë produktesh për punojësit e tyre. Si rezultat, Elite X3 është shoqëruesi perfekt i tabletëve Surface, kompjuterave Windows 10 por edhe produkteve dedikuar sipërmarrjeve si Azure dhe Surface Hub.

windows-10-mobile-upgrade-success-100650988-largeOfrimi i platformës si telefoni i duhur për bizneset duket të jetë një nga strategjitë finale të Microsoft në botën e telefonëve inteligjent. Prandaj besojmë se Microsoft në konferencën Build do të tregojë krijimtarinë më të fundit në fushat e produktivitetit me anë të një telefoni perfekt për tabletin Surface perfekt.

Aplikacionet

Këtë të mërkure Microsoft detyrimisht duhet të na japë neve një shpjegim në lidhje me të ashtuquajturat “ura” të portimit të aplikacioneve në windows 10.

Projekti Astoria, i portimi të aplikacioneve Android në Windows, mund të ketë vdekur por Microsoft tani ka përqendruar të gjitha forcat drejt projekti Islandwood të portimit të aplikacioneve iOS. Gjithashtu jemi të bindur se edhe blerja e fundit e Microsoft, Xamarin, do të ketë një rol të rëndësishëm të paktën në planet e kompanisë për zgjerimin e ekosistemit të aplikacioneve Windows.

bestgames-monumentvalley-100576193-large

Por është Projekti Centennieal, i cili bën të mundur portimin e aplikacioneve Win32 në platformën universale të Microsoft, i cili pritet të zërë kryefaqet e lajmeve gjatë kësaj jave. Ngelet e paqartë axhenda e Microsoft në këtë drejtim por pyetja që të gjithë bëjnë është çfarë përfaqësojnë realisht aplikacionet universale për kompaninë? Si do të ekzistojnë krahas ekuivalentëve Win32? A do të jenë zhvilluesit gati të sakrifikojnë?

HoloLens, E ardhmja apo thjeshtë një lodër?

Një nga engimat kryesore në kokën e zhvilluesve është pikërisht nëse aplikacionet Windows me të vertetë janë të aftë të adoptohen në platforma të ndryshme harduerike si në rastin konkret HoloLens?

Tabletët, telefonët madje edhe SurfaceHub janë thjeshtë ekrane në madhësi të ndryshme, por HoloLens përfaqëson një dimension krejtësisht tjetër për mënyrën sesi gjërat ndërveprojnë në këtë botë të re.

6a017c3334c51a970b01b7c7f2f53d970b-100630674-large

Office, një platformë gjithashtu

Vizioni i Microsoft me Office 2016 është një paralele e as të Windows 10-tës: aplikacionet dhe shërbime të palëve të treta do ti japin jetë asaj që një ditë mund të jetësohet si një platformë.

Qindra dhe mijëra biznese kanë blerë Office, duke e bërë këtë shërbim me shumë vlerë. Microsoft ka ndërtuar një dyqan aplikacionesh posaçërisht quajtur Office App Store.

E bindur për suksesin në vetvehte, Microsoft ka lidhur parneritet me Uber dhe EverNote për të sjellur shërbimet e tyre në Office. Akoma nuk e dimë sesi Microsoft planifikon të bindë zhvilluesit, por të paktën po përpiqet të justifikojë ato abonimet 100 dollarëshe në Office 365.

new-cloud-storage-options-for-office-mobile-and-office-online-1-100640168-largeMë shumë shërbime Cloud

Gjer më sot kemi kuptuar një gjë se e ardhmja e Microsoft, të paktën në një periudhë afat shkurtër, nxitur edhe nga përfitimet dhe të ardhurat e larta të gjeneruara, ngelet në shërbimet cloud dhe biznesin e saj Azure.

Kështu ajo që kemi mësuam pas 1 viti është se Windows 10-ta më të vërtetë rezultoi e suksesshme. Por ajo që duan zhvilluesit të dinë është “pjesa” e tyre. Për këtë sytë janë nga konferenca Build 2016. (PCWorld Albanian)

Microsoft Build 2016: Realiteti virtual i HoloLens dhe Windows 10 Redstone pritet të shkëlqejnë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)