Lajmet

Microsoft braktis aplikacionin modern të Skype në favor të aplikacionit desktop

Jun 12 2015
0 Shpërndarje
Microsoft braktis aplikacionin modern të Skype në favor të aplikacionit desktop

im-with-share-file-open-menuDitën e djeshme, Aga Guzik, shefe e departamentit të reklamimit pranë Skype publikoi në blogun zyrtar një njoftim ku thuhej se do të largoheshin nga përdorimi aplikacionet moderne të platformës, quajtur ndryshe “aplikacionet metro” në favor të aplikacionit desktop.

Si duket, Microsoft me Windows 10-tën po “kopjon” çdo ditë e më shumë që kalon vetë Windows 7-tën. Kompania e ka kuptuar se Windows 8.1 ishte një dështim, dhe mënyra e vetme për tu kthyer edhe njëherë nga përdoruesit është të kthehet andej ku gjendet edhe numri i më i madh i abonentëve, në Windows 7.

modern-client

Në blogun e Skype Guzik tha se arsyeja e këtij ndryshimi ishte për të rritur efikasitetin e përdorimit, ku një faktor kyç që ndikoi në largimin e aplikacionit modern në Skype kanë qenë edhe vetë përdoruesit. Këta të fundit, sipas feedback-ut që kishte marrë Microsoft pëlqenin aplikacionin desktop të zakonshëm sepse në një dritare të vetme përdoruesit e kanë më të lehtë të kërkojnë të gjitha informacionet që u nevojiten.

Me ardhjen e Windows 10-të për kompjuterat, aplikacioni tradicional desktop i Skype përmbush lehtësisht nevojat e përdoruesit dhe nuk janë të nevojshme dy aplikacione veçmas.

Duke filluar që nga data 7 Korrik, aplikacioni modern i Skype nuk do të mund të shkarkohet më. Për ata që zotërojnë një tablet Windows RT, ky ndryshim nuk do të aplikohet sepse Skype do të vazhdojë të jetë i disponueshëm në formën e aplikacionit modern. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>