Microsoft blen startupin londinez të aplikacionit SwiftKey për 250 milion Euro

Publikuar më: 03-02-2016

sk5-blog-3_main-640x356“Jemi të emocionuar tu njoftojmë një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e SwiftKey. Që sot ne kemi rënë dakord ti bashkohemi familjes së Microsoft,” shkruante në blogun zyrtar startupi pas aplikacionit të famshëm të tastierave të personalizuara në iOS dhe Android.

Blerja e startupit londinez i ka kushtuar Microsoft plot 250 milion Euro, një lëvizje kjo e papritur por jo e pamunduar. Ky aplikacion numëron 300 milion instalime dhe ofron mbështetje për 100 gjuhë.

Më interesant është qasja e Microsoft të paktën dy vitet e fundit me blerje të vazhdueshme të aplikacioneve të produktivitetit. Që kur në krye të kompanisë erdhi Satya Nadella, Microsoft ka blerë Acompli, Wunderlist dhe Sunrise.

Duke qenë se Microsoft e pati të pamundur të konkurrojë me rivalët e Android dhe iOS për Windows Phone, kompania përqendroi fuqitë në strategjinë e re të blerjes së aplikacioneve në po platformat rivale.

SwiftKey në të kaluarën ka qenë një aplikacion me pagesë dhe nxitur nga tregu i cili po prodhonte shërbime të ngjashme pafund, startupi i detyrua të ndjekë modelin “Fremium” duke ruajtur funksionalitete kyçe falas. Paratë gjeneroshin nga një dyqan temash. (PCWorld Albanian)

Microsoft blen startupin londinez të aplikacionit SwiftKey për 250 milion Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)