Microsoft blen rrjetin social profesional Linkedin për 26.2 miliard dollar

Publikuar më: 13-06-2016

msftnews-640x426Microsoft do të blejë Linkedin për 26.2 miliard dollar, marrëveshje e cila do të jetë më e larta në historinë e Microsoft duke kombinuar produktivitetin e gjigandit të sistemit operativ me rrjetin profesional të 433 milion anëtarëve.

Për Microsoft, marrëveshja do ta ndihmojë ta mbajë të gjallë shërbimet si Outlook për konsumatorët. Për Linkedin, qasja në 1.2 miliard konsumatorët e suitës së biznesit Office të Microsoft do ta ndihmonte të përshpejtonte rritjen e ngadalësuar dukshëm muajt e fundit.

“Përfitimet e profesionistëve në të gjithë botën do të jenë të mëdha sa i përket ushtrimit të profesionit,” tha shefi ekzekutiv Satya Nadella. Jeff Weinner do të ngelet CEO i Linkedin ku së bashku me themeluesin tjetër aprovuan shitjen e Linkedin.

Kur shitja të finalizohet, financat e Linkedin do të raportohet tek divizioni i produktivitetit të biznesit pranë Microsoft. Së bashku, Microsoft dhe Linkedin do të gjallërojnë rrjetin social si dhe Microsoft Office 365 dhe Microsoft Dynamics tha Nadella. Marrëveshja 26.2 miliard dollarëshe vjen pas asaj 67 miliard dollarëshe vitin e kaluar nga shkrirja e Dell me EMC e cila ngelet edhe më e madhja realizuar ndonjëherë. (PCWorld Albanian)

Microsoft blen rrjetin social profesional Linkedin për 26.2 miliard dollar
1 vote, 1.00 avg. rating (52% score)