Microsoft blen kompaninë e sigurisë softuerike, Adallom për 250 milion dollar

Publikuar më: 10-09-2015

microsoft-logo-3

Mund të themi pa më të voglin dyshim se siguria është një element i rëndësishëm i të gjitha produkteve softuerike të Microsoft. Për këtë kompania po përpiqet të zhvillohet më shumë në këtë këndvështrim dhe blerja e fundit e vërteton më së miri këtë gjë.

Gjigandi i teknologjisë së fundmi ka blerë Adallom, një kompani e sigurisë softuerike me bazë në Izrael e themeluar në vitin 2012. Edhe pse Microsoft nuk bëri publike shifrën, një raport online tregon se kompania ka firmosur një kontratë blerje 250 milion dollarëshe.

Sipas Microsoft, Adallom do të vazhdojë të zgjerojë dhe zhvillojë asetet e kompanisë, do ti japë konsumatorëve kontroll mbi aplikacionet që ata përdorin dhe mbi të gjitha do të sigurojë të dhënat e tyre të ruajtura në cloud.

Adallom integrohet me aplikacione të njohura cloud si Salesforce, Box, Dropbox, ServiceNow, Ariba dhe Office 365. Adallom do ta ndihmojë Microsoft t’ju ofrojë klientëve të suitës Office 365 një eksperiencë më të sigurt. Mësohet gjithashtu se tri themeluesit e Adallom do të jenë pjesë e stafit të Microsoft. (PC World Albanian)

Microsoft blen kompaninë e sigurisë softuerike, Adallom për 250 milion dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)