Microsoft blen aplikacionin në Android Echo Notifications Lockscreen

Publikuar më: 14-09-2015

echo screenshotGjigandi i softuerit së fundmi ka lajmruar se ka blerë Double Labs, zhvilluesin e një aplikacioni popullor Android të quajtur Echo Notifications Lockscreen. Në sajë të këtij aplikacioni, përdoruesit mund të personalizojnë ato që shfaqen në smartfonin apo tabletin tuaj në gjëndje të kyçur. Tani Echo është i dyti aplikacion Android i këtij lloji që Microsoft zotëron.

Vitin që shkoi, departamenti i kërkimit Microsoft Garage i Microsoft lançoi Next Lockscreen për Android. Është i habitshëm fakti pse Microsoft duhet të blinte një aplikacion kur e ka një të tillë, por një nga shefat e Microsoft, Julie Larson-Green u shpreh se kompania po mundohet të zhvillojë një nivel të ri të produktivitetit. Problemi me aplikacionet lockscreen në Apple, Android, Windows qëndron në faktin se ato janë thjesht një listë paralajmërimesh dhe nuk janë të personalizuar për përdoruesit. Larson-Green shtoi se bëhet fjalë për një listë që përfshin ato që aplikacioni do që përdoruesi të di dhe jo çfarë do ky i fundit në të vërtetë.

Ja vlen të përmendim se Larson-Green është shumë i dhënë pas këtyre aplikacioneve, duke qënë se qëllimi i tij është të prezantojë mënyra të reja sa më personale se si përdoruesit mund të aksesojnë informacionin në pajisjet e tyre. E si përfundim Android është një platformë e shkëlqyer për të kryer eksperimente, për më tepër që Android ka shumë më shumë përdorues se sa Windows Phone i Microsoft. Aktualisht Echo Lockscreen ka 50.729 vlerësime në Google Play Store ndaj mund të themi se Microsoft ka ditur ç’të zgjedhë. Duhet të dimë që ajo që do të krijojë Microsoft përmes Echo dhe Next, ka shumë mundësi që të bëhet pjesë e platformën Windows 10, ndaj kompania po mundohet të sjellë më të mirën tek përdoruesit e saj. (PC World Albanian)

Microsoft blen aplikacionin në Android Echo Notifications Lockscreen
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)