Microsoft blen aplikacionin e menaxhimit të detyrave, Wunderlist

Publikuar më: 03-06-2015

wunderlist-microsoftMicrosoft konfirmoi se ka blerë starup-in gjerman që gjendet pas aplikacionit të menaxhimit të detyrave, Wunderlist.

The Wall Street Journal edhe më pare kishte marrë raportime se Microsoft ka blerë zhvilluesin e aplikacionit, 6Wunderkinder GmbH, me një marrëveshje e cila mendohet të jetë mes shifrave 100-200 milion dollar. Pikërisht, dhe për të shuar të gjitha zërat reagoi Microsoft me një publikim në blog ku zyrtarizoi blerjen por jo çmimin.

Nën drejtimin e ekzekutivit të ri, Satya Nadella, Microsoft ka ndryshuar shumë. Mga një kompani e përqendruar tek të ardhuar, tashmë po shndërrohet në një lider udhëheqës në produktivitet dhe mobilitet. Janë pikërisht këto dy sector ky Microsoft ishte gjunjëzuar përballë Google dhe rivalëve.

Microsoft në postimin në blog vuri theksin edhe tek 13 milion konsumatorët e 6Wunderkinder. Aplikacioni aktualisht është i disponueshëm në tre platformat kryesore: Android, iOs dhe Windows Phone. Kompania bëri të ditur se aplikacioni Wunderlist do të jetë falas edhe në të ardhmen, por ekziston një potencial i lartë integrimi me softuerët dhe shërbimet e Microsoft. (PCWorld Albanian)

Microsoft blen aplikacionin e menaxhimit të detyrave, Wunderlist
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)