Microsoft bën të mundur dërgimin e mesazheve me tekst nga kompjuteri me ndërtimin 14327 të Windows 10 Mobile

Publikuar më: 21-04-2016

windows-messaging-everywhere-settings-100656954-largeMicrosoft prezantoi ditën e djeshme një version të ri eksperimental të Windows 10-tës. Ndërtimi më i fundit sjell me vehte një risi quajtur “Messaging everywhere” dhe mbështetje për tre gjuhë të reja në asistentin dixhital Cortana.

Ashtu si me versionin paraardhës, edhe ky ndërtim është i disponueshëm vetëm në Lumia 950, 950XL, 650, 550 Xiaomi Mi4 dhe Alcatel Onetouch Fierce XL dhe paisjet Windows Phone 8.1 të afta të kalojnë në Windows 10.

“Messaging everywhere” apo “Komunikim kudo” bën të mundur dërgimin e mesazheve me tekst nga kompjuteri Windows 10. Për të përdorur këtë funksionalitet të ri duhet të keni të lidhur kompjuterin me llogarinë Microsoft të lidhur në telefon dhe më pas të aktivizoni opsionin “Send Texts on all my Windows Devices” në telefonin tuaj. Nga aty mund të përzgjidhni telefonin nga ku doni ti dërgoni mesazhet.

Me këtë ndërtim Microsoft u kthye pas me çaktivizimin e integrimit të Skype në aplikacionin Messaging. Gjithashtu Microsoft aktivizoi Cortanan për gjuhët Spanjolle(Meksikë), Portugeze (Brazil) dhe Franceze (Kanada). Këto tre gjuhë të reja në Windows 10 Mobile debutuan pak javë më parë në Windows 10 për desktop.

Përditësimi i ditës së sotme e kalon numrin e ndërtimi nga 14322 në 14327 në Windows 10 Mobile. (PCWorld Albanian)

Microsoft bën të mundur dërgimin e mesazheve me tekst nga kompjuteri me ndërtimin 14327 të Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)