Metadata dhe Privatësia: Kufinjtë e lirisë online

Publikuar më: 06-05-2015

Kufiri i mbledhjes së të dhënave për të dhënat (IP, Koha, Përdoruesi, pranuesi etj.), ruajtja e privatësisë së qytetarit dhe respektimi i rregulloreve në fuqi janë parime etike të sistemit demokratik që duhet ti përmbahen të gjithë. Metadata është informacion i krijuar varësisht si ju e përdorni teknologjinë. Për shembull përfshijnë datën dhe kohë që ju mund ta quani/cilësoni si dikush ose vendndodhjen nga e cila keni arritur të qaseni në e-mail tuaj.

Një mënyrë e lehtë për të parë disa nga metadata-t tuaja është duke shikuar në historinë e shfletuesit (Browser-it) tuaj i cili ofron informacion për faqet e internetit (websites) që keni vizituar dhe kur. Më poshtë është paraqitur një model metadata nga agjensia e lajmeve The Guardian.

foto1Agjencia Britanike e lajmeve Guardian ka paraqitur një shembull të mirë të metadata-ve varësisht nga teknologjia apo shërbimi që përdorni:

foto2

Kombinimi i këtyre metadata-ve nga organet e drejtësisë, policisë dhe të tjera mund të ofrojë rezultate shumë të nevojshme për luftimin e krimit dhe në zgjidhjen e shumë rasteve të drejtësisë por edhe në rritjen e cilësisë së e-shërbimeve për qytetarët.

Kjo na kujton thënien e famshme

“When we act morally, when we act ethically, this is the inspiration that changes the world.”

(Ku jemi të moralshëm, kur ruajmë etikën, ky është inspirimi që do të ndryshojë botën.)

Eduard Snowden

Sipas Snowden, një pasojë e pa parë e dhënies së informacioneve është përfshirja e termit “metadata” në përdorim. Ky informacion ka të bëjë në lidhje me kohën dhe vendin e një thirrje telefonike ose email, në krahasim me përmbajtjen e atyre bisedave ose mesazheve. Dallimi formon thelbin e debatit për qëllimin e duhur të mbikëqyrjes ose vëzhgimit nga NSA (Agjencia e Sigurisë Kombëtare). Por gjithashtu këto metadata përfshijnë të dhënat personale, të cilat mund të ndërtojnë një profil më të detajuar madje edhe duke lexuar/vëzhguar në përmbajtje. Ky revolucion dixhital që ne sot po e përjetojmë po çon në një shpërthim të përdorimit të madh të celularëve dhe internetit.

Gazetari i njohur Glenn Greenwald i agjencisë së lajmeve “The Guardian” në një takim në Universitetin e Utah ka bërë prezantimin e detajuar të informacioneve klasifikuara në lidhje me programet e mbikqëyrjes globale të bazuar në dokumentet top-sekret të shfaqura nga Edward Snowden (video e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=-1jAOJHvll0). Gjatë gjithë këtij prezantimi ai bënë një analizë shumë interesante për rëndësinë e Internetit dhe konceptimit të tij në mes moshës së vjetër dhe brezit të ri, sipas z. Greenwald atributet më të besueshme demografike për përcaktimin se si njerëzit reagojnë ndaj kësaj pyetje është mosha.

Mënyra se si të rinjtë kanë tendencë të mendojnë shumë më ndryshe se të moshuarit për internetin të cilët nuk janë rritur me Internet, interneti për ta është një lloj instrumenti diskret që përdoret për të arritur funksione të caktuara p.sh. blerja e një libri, rezervimi biletës së avionit etj. Por për të rinjtë Interneti është shumë më tepër se që është në të vërtetë një pjesë qendrore e botës është vendi ku ju eksploroni botën, bëni miq dhe ruani lidhjet njerëzore, eksperimentoni me identitetin tuaj. (Atdhe Buja)/ (PCWorld Albanian)

Metadata dhe Privatësia: Kufinjtë e lirisë online
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)