Mercedes do të prodhojë makinat e para plotësisht elektrike brenda 2020-tës

Publikuar më: 27-10-2016

Mercedes-Benz do të ndërtojë modelin parë  të mjeteve elektrike EQ, në fabrikat e Bremen në Gjermaninë Veriore, brenda kësaj dekade, tha Daimler të Enjten.

Mercedes-Benz dhe marka e Daimler Smart kanë synojnë të ndërtojnë 10 makina elektrike në fund të 2025.

Fabrika në Bremen për momentin prodhon 10 modele të ndryshme duke përfshirë hibridët C-Class dhe GLC. Modeli GLC i ri teknologjinë e “qelizave të karburantit” i cili do të jetë konkurrenti kryesor i Mirai të Toyota-s, do të prodhohet në këtë fabrikë.

Modeli që do të ndërtohet në Bremen do të jetë i bazuar në mjetin EQ që prezantua në Paris muajin e kaluar gjatë shfaqjes së makinave, tha Daimler.

Bateria për automjetet e reja do të krijohet nga njësia Accumotive e Daimler dhe do të prodhohet në Kamenz në shtetin Saxony në lindje të Gjermanisë. (PCWorld Albanian)

Mercedes do të prodhojë makinat e para plotësisht elektrike brenda 2020-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)