Memorja DRAM do të jetojë, DDR5 do të prekë kompjuterat në 2020-n

Publikuar më: 20-08-2016

id-2960930-ddr4_module_2-0-100602653-largeEkspertët janë të mendimit se DDR4 nuk do të jetë fjala e fundit e memorjes DRAM dhe ka filluar puna për pasardhësin e saj, DDR5. Specifika e kësaj memorje të re do të publikohen këtë vit ndërsa zhvillimi i saj do të fillojë në 2020-ën ishin detajet e zbuluara në Forumin e Zhvilluesve të Intel mbajtur këtë javë.

DDR5 do të sjellë shumë përfitime. Së pari përdoruesit mund të implementojnë më shumë sasi memorjeje ndërsa aplikacionet do të funksionojnë më shpejtë. DDR5 do të jetë më i denduar se paraardhësi si dhe do të konsumojë më pak energji çka do të rriste jetëgjatësinë e baterisë së laptopëve.

Natyrisht që kompjuterat do të kenë nevojë për më shumë potencial harduerik falë implementimit të gjërë që po zë realitetit virtual vitet e fundit dhe DDR5 vjen për të përmbushur edhe këto nevoja. Bandwidth i ofruar nga DDR4 nuk mjafton për aplikacionet e realitetit virtual të cilët akoma janë në faza fillestare zhvillimi pa ndonjë kompleksitet.

Serverët do të jenë të parët që do të paisen me memorjen DDR5 ndërsa desktopët dhe laptopët vetëm 12 deri në 18 muaj më vonë. Ekspertët kishin parashikuar se memorja DRAM do të zëvendësohej nga një memorje me teknologji të re si PCM, RRAM apo MRAM të cilët mund të ruajnë të dhëna edhe kur kompjuteri është i fikur.

Një tjetër memorje e cila mund të zëvendësojë DRAM është 3D Xpoint e cila mund të shfrytëzohet edhe si hapësirë për ruajtjen e të dhënave, një funksion që sot e kren një hard disk ose disk solid. Intel do të fillojë shitjen e memorjeve të para 3D Xpoint që vitin e ardhshëm ku kompania pretendon se është 10 herë më i shpejtë sesa DRAM. (PCWorld Albanian)

Memorja DRAM do të jetojë, DDR5 do të prekë kompjuterat në 2020-n
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)