Melbourne shtrihet në lindje të Japonisë, thotë Bing Maps

Publikuar më: 30-08-2016

bing_mistake_melbourneNuk kanë qenë të pakta gafat e shërbimit të hartave online në të kaluarën. Që nga drejtimet e tmerrshme të Apple Maps duke i dërguar njerëzit përmes lumenjve dhe shkretëtirave, deri tek gabimi i Google Maps që drejtoi punonjësit të shkatërronin shtëpinë e gabuar, të tilla gafa kanë pasur një kosto të lartë. Që të mos lihet në hije, Bing Maps i Microsoft kohët e fundit kishte zhvendosur një qytet të tërë.

The Register provoi të gjente vendodhjen Melbourne në Bing Maps javën e kaluar, qyteti Australian nuk u paraqit as në hemisferën e duhur, duke u zhvendosur në Oqeanin Paqësor ngjitur me bregun lindor të Japonisë.

Koordinatat 37.813610, 144.963100 ishin të sakta sa i përket Melbourne, vetëm se Bing kishte ngatërruar hemisferën jugore me atë veriore. Në rrjetin social Twitter, menaxheri i programit të Bing shkroi pak momente më vonë se ishte rregulluar vendodhja e qytetit.

Kjo gafë nuk ishte e vetmja për nga përmesat. Në 2012-tën Policia Australiane ndaloi përdorimin e Apple Maps gjatë udhëtimeve në këtë kontinent. (PCWorld Albanian)

Melbourne shtrihet në lindje të Japonisë, thotë Bing Maps
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)