Meizu X4: Telefoni i parë joshës me sistem operativ Ubuntu

Publikuar më: 21-05-2015

meizu-x4-ubuntu-phone-100586172-largeKishim dëgjuar që nga fillimi i 2014-tës për telefonin Ubuntu të prodhuesit Kinez Meizu. Tashmë ky smartfon është i disponueshëm për tu blerë përmes uebfaqes së Meizu e quhet MX4.

Ky smartfon ndjek hapat e telefonit të pare Ubuntu Bq Aquaris i cili aktualisht është në shitje në Europë. Por edhe Meizu X4 do të jetë i disponueshëm për tu blerë në Europë së shpejti.

Por le të hyjmë në detaje: Meizu MX4 ka një ekran 5.36 inç me rezolucion 1920 x 1152 piksel, processor tetë bërthamësh, 2 GB RAM dhe 16 GB hapësirë të integruar të dhënash. Kamera e pasme ka një sensor 20 Megapiksel ndërsa kamera frontale është 2 Megapiksel. Telefoni është i ndërtuar mbi çipin MeditaTEK MT6595.

Meizu është një kompani kineze dhe normalisht që të gjithë do të mendoni se me padyshim ky telefon të jetë për tregun Kinez. Por ne u themi që fillimisht ky telefon u drejtohet zhvilluesve pastaj përdoruesve kineze dhe jo vetëm por edhe atyre Europian. Caonical po shpreson që sjellë një alternative të iOS, Android dhe Windows Phone por a do të arrijë të bindë përdoruesit se është më e mira?

Meizu X4 është ajo që konsumatorët Europian mund të kenë qenë duke kërkuar diçka më shumë sesa ofronte BQ Aquaris. Por vetëm koha do të provojë suksesin e këtij smartfon. Ka një harduer fantastik dhe një pamje joshëse që të jep ndjesinë e një telefoni premium. Por ditëve të sotme konsumatorët duan aplikacione dhe shërbime. Meizu a ka bërë të vehten, por a do ja arrijë Caonical? (PCWorld Albanian)

Meizu X4: Telefoni i parë joshës me sistem operativ Ubuntu
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)