Meizu MX4 Ubuntu Edition: Një smartfon cilësor me sistem operativ Linux (Vëzhgim)

Publikuar më: 17-09-2015

meizu-mx4-main

Me siguri e njihni MX4 Ubuntu Edition, smartfoni i dytë Ubuntu në treg ndërtuar nga prodhuesi kinez i smartfonëve, Meizu. Kur debutoi ky smartfon mund të blihej vetëm përmes një ftesë, një politikë e ngjashme me OnePlus ndërsa tani secili mund ta ketë atë kundrejt një çmimi prej 299 eurosh. Aktualisht ky smartfon është i disponueshëm vetëm në tregun europian. Meizu MX4 Ubuntu Edition mbërriti në treg pas Aquarius E4.5, smartfonit të parë me sistemin operativ mobil të Ubuntu.

Çfarë mund të themi për MX4? Ky smartfon fuqizohet nga një proçesor tetë bërthamësh MediaTek MT6495 i cili në përbërje ka katër bërthama ARM Cortex-A17 dhe katër ARM Cortex-A7 dhe grafikë(GPU) PowerVR G6200 shoqëruar nga 2GB RAM. Meizu MX4 Ubuntu Edition nuk është versioni i parë i këtij smartfoni. Versioni i parë Meizu MX4 kishte sistemin operativ Flyme i bazuar në Android. Më pas mbërriti edicioni Ubuntu dhe ndërsa versioni origjinal kishte memorie 16 apo 32GB, edicioni Ubuntu ofron vetëm 16 GB kapacitet. Ndryshe nga Aquarius, MX4 nuk ka një portë për kartat microSD.

meizu-mx4-side

Sa i përket karakteristikave të harduerit, Meizu MX4 ka ekran 5.36inç me rezolucion 1920 x 1152 piksel . Ky ekran vjen si një fryt i bashkpunimit mes Sharp dhe JDI dhe përdor teknologjinë Nega LC. Përmasat e tij fizike janë 75.2 x 144 x 8.9 mm. Ekrani mbulohet nga një xham mbrojtës Gorilla Glass 3 rrethuar nga një kornizë 12mm.

Dizajni

Meizu MX4 është një smartfon me pamje të bukur, detajet e të cilit na ngjasojnë shumë me disa të Galaxy S6 të Samsung. Kapaku prej alumini dhe magnezi ka cepa të rrumbullakët të cilat e bëjnë më të rehatshëm për tu mbajtur në dorë, pavarësisht madhësisë së tij. Telefoni është i disponueshëm në ngjyrë gri mat dhe floriri mat. Duhet të tregoni kujdes pasi sipërfaqja e jashtme mund të gërvishtet shumë shpejt.

meizu-mx4-back-open

Në brendësi fshihet një bateri me kapacitet 3100mAh. Kjo bateri premton jetëgjatësi deri në 27 orë por ka një problem me mbinxehjen. Kamera është e vendosur në qendër të pjesës së sipërme të pasme e cila gjithashtu mbrohet nga një xham Gorilla Glass 3. Poshtë kamerës është vendosur një dritë LED e dyfishtë me ngjyra të ndryshme.

Kamera dhe videot

Ekrani shfaq ngjyra të qarta dhe kontrast të nivelit të lartë. Nga kjo përfitojnë grafikat e sistemit operativ që duken të pastra e plot ngjyra. Përsa i përket kamerës, rezulton me sensor 20.7 megapiksel të regjistrojë video në 4K me 30 frekuenca në sekond por që Ubuntu e kufizon këtë rezolucion në 1080 piksel. Prania e dritës LED me dy ngjyra bën të mundur shkrepjen e figurave më natyrale dhe portreteve të plota. Lentja e kamerës ka një diametër 2.8mm. Aplikacioni i kamerës ofron tre shkallë cilësie të imazheve; Basic, Normal dhe Fine. Ekziston gjithashtu opsioni HDR.

meizu-mx4-fine-photoKonkluzioni

Si përfundim mund të themi se eksperiencat që ofrojnë Aquarius 4.5 dhe Meziu MX4 janë shumë ndryshe. Secili smartfon ka problemet e tij. Për shembull Meizu nuk është i aftë të kërkojë automatikisht për sinjal wifi ndërkohë që Aquarius mund ta bëjë këtë. MX4 Ubuntu Edition ofron një sërë karakteristikash harduerike të nivelit të lartë kundrejt një çmimi të ulët megjithatë vet sistemi Ubuntu nuk përfiton nga të gjitha avantazhet e harduerit. Një avantazh tjetër që vihet re në MX4 është shkarkimi më i shpejtë i aplikacioneve krahasuar me Aquarius 4.5. Nëse po kërkoni të blini një smartfon Ubuntu elite ju sugjerojmë të blini MX4 Ubuntu Edition me ekran të rezolucionit të lartë, kamera 20.7 megapikset kundrejt 299 eurove. Por nëse mundësitë janë të pakta edhe Aquarius 4.5 ngelet një alternativë e mirë. (PC World Albanian)

Meizu MX4 Ubuntu Edition: Një smartfon cilësor me sistem operativ Linux (Vëzhgim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)