Meizu M5, një telefon 130 dollarësh ekran 5.2 inç 720p dhe kamër 13 megapiksel

Publikuar më: 01-11-2016

meizu-m5-colors-768x512Meizu është një nga prodhuesit Kinezë që duhet ta keni në konsideratë. Kompania shquhet për ndërtimin e produkteve të cilësisë së lartë me një çmim të shkëlqyer. Është një strategji e ndjekur gjerësisht nga disa prodhues Kinezë si Lenovo, Xiaomi dhe Huawei.

Në shtëpi Meizu ka qenë i suksesshëm por në Amerikën e Veriut dhe Europë gjëndja nuk është e njëjta. Telefoni më i fundit, Meizu M5, shënjestron konsumatorët e rangut të mesëm dhe vjen me ekran 5.2 inç 720p mbuluar nga një xham 2.5D.

Në zemër të tij gjendet një procesor MediaTek MT 6750 me tetë bërthama me frekuencë 1.5Ghz. Do të ofrohen dy modele bazuar në sasinë e memorjes dhe RAM-it: 2GB RAM dhe 16GB memorje; 3GB RAM dhe 32GB memorje.

Meizu M5 vjen me një kamër të pasme 13 Megapiksel me autofokus lazer dhe një sensor frontal 5 megapiksel. Ka një skaner të shenjave të gishtërinjve dhe bateri 3,070 mAh. M5 është i disponueshëm në ngjyrë të zezë, blertë, artë, blu dhe të bardhë.

Kostoja e tij përllogaritet mes 103 dollar për modelin bazë në 132 dollar për modelin më të mirë. (PCWorld Albanian)

Meizu M5, një telefon 130 dollarësh ekran 5.2 inç 720p dhe kamër 13 megapiksel
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)