Meizu kërkon vëmendjen e konsumatorëve të Note 7-tës me Pro 6 Plus

Publikuar më: 30-11-2016

meizu-2Ndërsa Samsung po vuan akoma nga agonia e shkaktuar prej Note 7-tës, rivalët e kompanisë – kryesisht prodhues kinez – po përpiqen të ofrojnë një “zëvendësues” të phabletit.

Dhe për fat të mirë në botën Android opsionet nuk mungojnë. Telefonët shkojnë e vinë e Androidi ngelet.

Meizu Pro 6 Plus i prezantuar ditën e sotme në një farë mënyre përpiqet të jetë Note 7-ta që konsumatorët e Samsung nuk e patën shansin ta kenë. Ekrani Quad HD Super AMOLED me madhësi 5.7 inç dhe rezolucion 1440 x 2560 dhe nën të gjendet një procesor Samsung Exynos 8890 dhe 4GB RAM.

Bateria ka një kapacitet të konsiderueshëm prej 3,400 mAh vetëm 100 mAh më pak se bateria e Note 7.

meizu-1

Kamera e pasme 12 megapiksel është një hap prapa e kjo ngaqë kompania zhvendosi prioritetin në kamerën frontale e cila është 5 megapiksel. Në terësi është përmirësuar cilësia e imazheve në dritë të paktë.

Dhe së fundi Pro 6 Plus është paisur me përditësime të softuerit falë një versioni të ri Android. Sipas Meizu ky version sjell 400 veçori të reja së bashku me një dizajn të ri.

Telefoni është 7.3 mm i trashë dhe peshon 158 gram. Pro 6 Plus do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra me kosto fillestare 420 Euro për modelin 64GB dhe 450 Euro për modelin 128GB. (PCWorld Albanian)

Meizu kërkon vëmendjen e konsumatorëve të Note 7-tës me Pro 6 Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)