Megasulm DDoS, 145 mijë kamera sigurie rrëzojnë një kompani franceze hostimi me 1.1 Tbps trafik

Publikuar më: 03-10-2016

water-cannonJavën e kaluar faqja e sigurisë online KrebsOnSecurity doli offline për mëse 24 orë pas një sulmi rekord DDoS prej 620 gigabitësh në sekond.

Ky trafik mendohet të jetë gjeneruar nga routera, kamera sigurie dhe paisje të tjera të internetit të gjërave dhe janë të njëjtit ata që orkestruan një sulm DDoS ndaj një firme franceze të hostimit i cili besohet të jetë më i madhi në histori.

Sulmi u raportua më 19 Shtator dhe i pari kishte një trafik prej 1.1 Terabit në sekond ndjekur nga një i dytë prej 901 gigabit në sekond.

CTO i kompanisë së prekur, Octave Klaba i OVH, tha se botneti përbëhej nga një koleksion kamerash dhe video regjistruesish të hakuar. Secili prej tyre kishte kapacitetet të bombardonte mes 1 Mbps deri në 30 Mbps trafik.

Të hënën Klaba raportoi se më shumë se 6,800 kamera sigurie iu bashkuan botnetit dhe sulmet DDoS varionin nga 100 gigabit në sekond në 800 gigabit në sekond. Më shumë se 145 mijë paisje kishin qenë pjesë e sulmit.

Përpara këtyre sulmeve, Akamai Technologies kishte raportuar sulmin më të madh DDoS prej 363 gigabit në sekond gjatë Qershorit. Ekspertët e sigurisë prej vitesh kanë paralajmëruar efektet negative të Interneti i Gjërave.

Në 2015-tën një sulm i ngjashëm DDoS kishte thyer rrjetin e PlayStation dhe Microsoft Xbox Live. (PCWorld Albanian)

Megasulm DDoS, 145 mijë kamera sigurie rrëzojnë një kompani franceze hostimi me 1.1 Tbps trafik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)