Meerkat mbërrin në Android, shpall konkurrencë të hapur ndaj shërbimit Periscope të Twitter

Publikuar më: 02-05-2015

screen-shot-2015-03-14-at-9-11-14-amMeerkat, shërbimi mjaft popullor i transmetimit të videove në rrjetin social të cicërimave Twitter, ka mbërritur në Android. Dhe më interesant është fakti se po mbërrin përpara shërbimit të vetë rrjetit social Twitter, Periscope.

Në fakt, Periscope është i disponueshëm në ueb dhe iOS por akoma në Android. Sipas Twitter, ky shërbim ka arritur 1 milion përdorues që nga lançimi në iOS dhe Ueb. Por sot vëmendjen do ja kushtojmë Meerkat.

Meerkat solli aplikacionin në Android dhe saktësisht në PlayStore më 30 Prill. Ky aplikacion falas, ofron mbështetje që nga Android 4.2 dhe gjendet në fazën beta që do të thotë se mund të ketë ca probleme. Popullariteti i këtij aplikacioni në vetëm tre ditë, është arsye e mjaftueshme për Meerkat që të vazhdojë në sofistikimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të aplikacionit dhe shërbimit në të ardhmen.

Sipas të dhënave që vinë nga Play Store, ky aplikacioni numëron diku mes 100,000 dhe 500,000 instalime. Kjo është një sfidë e hapur ndaj Periscope, ndërsa Twitter zgjodhi iOS përpara Android. Ky hap i ndërmarrë nga Meerkat, do të jetë një avantazh i qartë në të ardhmen sepse po tërheq përdorues të shumtë Android e mbajtja e tyre është diçka më e lehtë. Por Twitter kishte lajmëruar më parë se po punonte për të sjellur Periscope në Android.

Por nuk do të thotë se ngaqë Meerkat mbërriti i pari në Android, fitoi dhe mbaroi beteja. Meerkat duhet të tregohet i kujdesshëm sepse Periscope mund të jetë duke ardhur edhe në këto momente që po shkruajmë këtë artikull. Për më tepër, ngelet për tu parë. (PCWorld Albanian)

Meerkat mbërrin në Android, shpall konkurrencë të hapur ndaj shërbimit Periscope të Twitter
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)