Me VALA apo IPKO gjatë pushimeve verore në Shqipëri?

Publikuar më: 08-06-2015

Aktualisht dy operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, VALA dhe IPKO, po përpiqen të ofrojnë paketa sa më tërheqëse për qytetarët që do të pushojnë në bregdetin shqiptar këtë verë, duke ofruar paketa të kombinuara me minuta bisedë, SMS dhe internet 3G/4G.

Vala_vs_IPKO_Tabela_Krahasuese

VALA këtë verë për klientët e saj ofron dy paketa, Vera 1 dhe Vera 2, të cilat mund të blihen lehtësisht, vetëm duke dërguar një SMS, çmimi i të cilave kushton 4.44 euro për 8 ditë dhe 8.99 euro për ata që rrinë dy javë në pushime. Paketa Vala 1 përmban 30 minuta bisedë dhe 2 GB (Gigabajt) internet, ndërsa Vera 2 60 minuta bisedë dhe 4 GB internet. Në rastin e konsumit të paketave të lartpërmendura, një bisedë 60 sekondëshe sipas njoftimit të vetë Vala të cilin ua ka dërguar klientëve, tarifohet me 10 cent, ndërsa një SMS i kushton secilit qytetar 2 cent.

IPKO_SMS1IPKO_SMS2

IPKO nga ana tjetër nuk ofron pako të ngjashme të Valës të kombinuara me minuta, SMS, dhe MB (Megabajt) por e gjitha që ofron janë vetëm pakot e internetit të cilat mund të shfrytëzohen në roaming. IPKO ofron një pako ditore me 150 MB e cila kushton 1.5 euro, pako mujore 500 MB për 5 Euro dhe pako tjetër mujore 2 GB për 10 Euro. Vlen të përmendet se për bizneset IPKO ofron ulje 50% të çmimit të pakos mujore 2 GB, pako kjo që zgjatë 1 muaj. IPKO në dallim nga VALA i ofron këto pako të internetit jo vetëm me Shqipërinë por edhe Malin e Zi e Maqedoninë.

VALA_SMSNë rastin e IPKO, një thirrje në roaming 60 sekondëshe kushton 80 cent, ndërsa dërgimi i një SMS është 40 cent. Ne nje numer tjetër të IPKO-s, me një SMS tjetër të pranuar thotë “Aktivizoni një nga pakot e internetit me çmim sikur në Kosovë”, pa dhënë më shumë detaje, derisa në SMS-n tjetër të pranuar nga i njëjti operator, çmimet janë sipas imazhit të paraqitur në këtë artikull.

Verdikti: VALA apo IPKO gjatë pushimeve verore në Shqipëri?

Operatori publik VALA, pasi ti keni konsumuar minutat falas të pakove Vera 1 apo Vera 2, çmimin e një thirrjeje 60 sekondëshe në roaming me Shqipërinë e tarifon 10 cent, ndërsa IPKO thirrje me po të njëjtën kohëzgjatje e tarifon 80 cent. Dallim të madh ka edhe në çmimin e një SMS-je. Dërgimi i SMS nga IPKO në Eagle Mobile kushton 40 cent ndërsa nga VALA në Eagle Mobile kushton vetëm 2 cent. Me pak fjalë për abonetët individualë për 4.44 Euro VALA ofron 30 minuta bisedë, 2 GB internet dhe SMS pa limit ndërsa IPKO për 5 Euro ofron vetëm 500 MB internet. Për 8.99 Euro Vala ofron 60 minuta bisedë, 4 GB Internet dhe SMS pa limit ndërsa IPKO për 10 Euro ofron vetëm 2 GB internet. (PCWorld Albanian)

Me VALA apo IPKO gjatë pushimeve verore në Shqipëri?
4 votes, 5.00 avg. rating (97% score)