Më shumë se një muaj pritje dhe Microsoft sjell ndërtimin 10536 të Windows 10 Mobile

Publikuar më: 16-09-2015

windows-10-mobile-photos-100614558-largeIshte 14 shtatori, dita që Microsoft zgjodhi të sillte një ndërtim të ri të Windows 10 Mobile, pas 1 muaj shkëputje. Bëhet fjalë për ndërtimin Windows 10 Mobile 10536, pasardhës i ndërtimit 10512 të lançuar në 12 gusht. Sipas kompanisë ky ndërtim duhej të mbërrinte disa ditë më parë, por disa probleme të vogla shkaktuan vonesën e tij.

Windows 10 Mobile 10536 sjell një sërë përmirsimesh në aplikacionet dhe funksionalitetet aktuale. Përmirësimet janë aplikuar në Insider Hub, funksionalitetin hotspot, autentikimin me dy faktorë. Testuesit e këtij ndërtimi kanë në dorë një funksion përmes së windows-mobile-10536-installation-100614559-largecilit tmund ta përdorin smartfonin e tyre me një dorë duke mbajtur shtypur butonin Start. Dhe aplikacioni Photos nuk i ka shpëtuar përditësimit. Microsoft ka ndërtuar një dosje të re ku mund të shihen fotot e ruajtura në OneDrive dhe kompjuter. Përveç kësaj, tanimë dhe përmbajtja e kartës së memories SD është e organizuar në dosje.

Microsoft lajmëroi të interesuarit se ata që kanë aktualusht ndërtimin 10512 në pajisjen e tyre, duhet ta përditësojnë atë dy herë. Theksohet se testuesit që zotërojnë një smartfon Lumia 1020 do të hasin disa kufizime për shkak se disa nga funksionalitetet mund të integrohen vetëm me aplikacionin Lumia Camera i cili ende nuk është i disponueshëm për tu shkarkuar. Nëse gjithçka shkon mirë, sistemi i ri operativ Windows 10 Phone, pritet të mbërrijë në smartfonët Windows brenda kësaj vjeshte. (PC World Albanian)

Më shumë se një muaj pritje dhe Microsoft sjell ndërtimin 10536 të Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)