Më shumë se 32 milion përdorues të rrjetit social Twitter janë hakuar

Publikuar më: 09-06-2016

IMG_5305-e1464539202849-930x612Kompania e cila po shndërrohet në Google-in e kredencialeve të hakuara sapo ka shtënë në duar informacione të tjera që prekin përdoruesit e rrjetit social Twitter. LeakedSource raportoi së fundi se më shumë se 32 milion kredenciale të Twitter janë ofruar për uebfaqen nga një përdorues me pseudonimin Tessa88@exploit.im.

LeakedSource përdor një model fremium ku të gjithë mund të kërkojnë për kredencialet e tyre falas por që ti shohin ato duhet të paguajnë. 24 abonime kushtojnë 2 deri në 4 dollar ndërsa një abonim vjetor kushton 200 dollar.

Edhe pse çdokush mund të pretendojë se posedojnë një databazë me kredenciale të hakuara, LeakedSource beson se ky koleksion është i ligjshëm. “Këto kredenciale janë reale dhe të vlefshme,” shkruante LeakedSource në një postim në blog. “Nga 15 përdorues që testuam që të gjithë verifikuan fjalëkalimet e tyre.”

Sipas LeakedSource nuk ekziston asnjë provë se këto fjalëkalime ishin vjedhur nga Twitter. Por kompania beson se përdoruesit janë infektuar nga maluerët të cilët kanë marrë emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet në tekst të thjeshtë. Sipas LeakedSource shënjestra kryesore e maluerit kishin qenë përdoruesit rusë. (PCWorld Albanian)

Më shumë se 32 milion përdorues të rrjetit social Twitter janë hakuar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)