Lajmet

Më shumë se 270 milion kompjutera po funksionojnë me Windows 10 njoftoi Microsoft

Mar 30 2016
0 Shpërndarje
Më shumë se 270 milion kompjutera po funksionojnë me Windows 10 njoftoi Microsoft

pcw0417-100653159-largeAdoptimi i Windows 10-tës ka vijuar të jetë i qëndrueshëm, tha Microsoft gjatë konferencës Build mbajtur ditës së sotme. Më shumë se 270 milion kompjutera po funksionojnë me Windows 10-tën bëri të ditur kompania duke thyer çdo rekord adoptimi të sistemeve operative të kaluar.

Zyrtarët e kompanisë gjithashtu zbuluan një detaj interesant se mbi 75 miliard orë janë shpenzuar në Windows 10 gjer më sot. “Windows 10 shënoi një start të jashzakonshëm,” u shpreh shefi ekzekutiv i Microsft, Satya Nadella. “Është versioni me rritjen më të lartë të sistemit operativ si për konsumatorët individualë ashtu edhe për bizneset.”

Sistemi operativ më i ri i Microsoft shënoi 75 milion instalime katër javët e para të debutimit në Gusht të 2015-tës. Në tetor arri në 110 milion ndërsa në Janar të 2016-tës shkoi në 200 milion. Pothuajse katër muaj dhe këtyre shifrave janë shtuar edhe 70 milion të tjerë.

Megjithatë Microsoft ka vendosur vetvehtes një objekt mjaft ambicioz, ai i instalimit të sistemit operativ në 1 miliard paisje brenda 2018-tës. Mos arritja e këtij objektivi do ti shtohet listës së dështimeve të Microsoft. Gjithashtu koha për një përditësim falas në Windows 10 po mbaron. Afati përfundimtar është data 26 Korrik. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>