Me Microsoft PowerApps çdokush mund të jetë një zhvillues aplikacionesh

Publikuar më: 03-12-2015

powerapps-on-any-deviceFamiljes së suitës së produktivitetit Microsoft Office do ti bashkohet një anëtar i ri. Microsoft PowerApps bën të mundur virtualisht për çdo punojës kompanie të jetë i aftë të krijojë aplikacione mobile dhe ueb pa pasur nevojë të shkruajë qoftë edhe një linjë të vetme kodi.

Aktualisht gjendemi përballë një sfide të vërtetë falë etjes së tregut për aplikacione mobile. Aplikacionet për konsumatorët kanë ruajtur ritëm të kënaqshëm rritjeje por nuk ka ndodhur e njëjta me aplikacionet e biznesit.

“Ku është shpërthimi i aplikacioneve të biznesit?” tha zv. Presidenti i Platformës së aplikacioneve pranë Microsoft Bill Staples gjatë një komunikate për shtyp.

Falë Microsoft Power Apps të dhënat e ruajtura në shërbimet cloud të Office 365, Dropbox, Salesforce, Oracle, SAP dhe të tjera sistemeve mund të aksesohen thjeshtë përmes një aplikacioni ndërtuar nga një përdorues që sja ka idenë çfarë do të thotë të jesh zhvillues.

Të gjithë mund të dizenjojnë një aplikacion dhe ta përdorin kudo. Eksperienca që të ofron kjo platformë është njësoj sikur të jeni duke ndërtuar një slajder në PowerPoint. Është dizenjuar për të qenë e lehtë ku ekspertiza teknike nuk është e domosdoshme.

Më shumë detaje mund të gjeni në uebfaqen e PowerApps të Microsoft. (PCWorld Albanian)

Me Microsoft PowerApps çdokush mund të jetë një zhvillues aplikacionesh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)