Me Lumia 650, Microsoft sjell një telefon me dizajn metalik dhe kosto të ulët

Publikuar më: 21-12-2015

Lumia650_3Wow Microsoft. Në këtë formë po e startojmë këtë artikull sepse disa pamje të përpunuara nga Windows Central hedhin dritë mbi një model të ri Lumia me kosto të ulët, Lumia 650.

Ndërsa pritet një zyrtarizim i këtij modeli përgjatë periudhës Janar – Shkurt, imazhet që vinë nga Windows Central janë intriguese. Lumia 650 do të jetë pasardhësi i Lumia 640 me një dozë të përmirësuar profesionalizimi në dizajn duke shënjestruar ato biznese që kërkojnë një telefon me kosto të ulët por funksional.

Lumia650_2

Gjuha e re e dizajnit implementon një kornizë metalike ngjashëm me Lumia 930 duke na kujtuar qasjen e modeleve të vjetra të telefonëve të Apple, iPhone 4 dhe 4S. Imazhet e paraqitura nëse rezultojnë reale duhet të na shërbejnë si një mësim nga Microsoft.

Specifikat e harduerit:

Ekran: 5 inç 720p

Proçesor: Qualcomm Snapdragon 212

RAM : 1GB

Memorje e brendshme: 8GB

Sistem operativ: Windows 10 Mobile

Kamera: 8 megapiksel e pasme, 5 megapiksel frontale + dritë LED

Lumia650_Group4

Specifikat e lartpërmendura hedhin dritë mbi një proçesor të ri Qualcomm, modelin Snapdragon 212. Ky proçesor është i pasiur me katër bërthama me fuqi të ulët Cortex-A7 me frekuencë 1.3 Ghz dhe grafika Adreno 304. Nuk mungon as një modem LTE e as mbështetja për luajtjen e video Full HD 1080p.

Ndërkaq nuk presim një zyrtarizim të telefonit gjatë evenimentit CES 2016, Kongresi Mobil Botëror ngelet një mundësi reale. (PCWorld Albanian)

Lumia650_Group5 (1)Lumia650_Group3

Me Lumia 650, Microsoft sjell një telefon me dizajn metalik dhe kosto të ulët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)