Me Google Street View tanimë mund “të notoni” thellë nëpër dete e oqeane

Publikuar më: 05-06-2015

google-street-view-seaNotimi përkrah balenave ka qënë një ëndërr e parealizuar e juaja? Google Street View jua mundëson këtë gjë, sigurisht në format virtual. Sipas një postimi në blog ditën e enjte, Google ka përditësuar shërbimin e saj Street View me një sërë imazhesh të reja nënujore të opeaneve dhe më shumë të fokusuara pranë ishujve. Këto pamje pasqyrojnë bukurinë e balenave, peshqëve dhe krijesave të tjera që jetojnë nën ujë.

Pra Google ofron kështu një tur nënujor virtual nëpër vëndet më të spikatura. Por përvec bukurisë që ato shfaqin, imazhet tregojnë shkatërrimin dhe dëmtimin që po i bëhet oqeaneve dhe botës nënujore. Ky dëmtim po shkaktohet nga ndryshimi i klimës, ndotja dhe peshkimi antiligjor. Sipas Google hedhja në hartë e botës oqeanike është celësi kryesor i ruajtjes së saj. Përvec kësaj imazhet mund të përdoren për monitorimin e ndryhimeve nënujore.

Këto imazhe të ofruar nga Google ju mund ti afroni dhe ti zmadhoni apo të lëvizni kursorin për të pasur një pamje panoramike. Disa nga imazhet më impresionuese janë një breshkë deti duke notuar, një peshkaqen i bardhë apo një balenë duke kërkuar ushqim. Por Google ka në plan të shtojë dhe imazhe të tjera duke i ofruar përdoruesve një mënyrë për të eksploruar botën nënujore dhe për ti bërë ata më të ndërgjegjshëm për ndryshimet që po i ndodhin planetit. (PC World Albanian)

Me Google Street View tanimë mund ‘të notoni’ thellë nëpër dete e oqeane

Me Google Street View tanimë mund “të notoni” thellë nëpër dete e oqeane
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)