Më 9 Korrik përpara komunitetit shqiptar të Startup Grind vjen themeluesi dhe CEO i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu

Publikuar më: 26-06-2015

startupgrindBesojmë se një pjesë e madhe e juaja që po lexon këtë artikull e njihni që të gjithë Startup Grind, komunitetin global ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit e rinj. Një iniciativë e tillë është pjesë edhe e dy kryeqyteteve Shqiptare, Tiranës dhe Prishtinës. Por sot do të flasim për takimin e radhës të Startup Grind Tirana që do të mbahet në datën 9 Korrik.

Si gjithmonë takimet kanë një të ftuar special, ku i fundit ishte sipërmarrësi me famë globale Baybars Altuntas. Por data 9 Korrik do të sjellë përpara komunitetit shqiptar të Startup Grind themeluesin dhe CEO-n e Spitalit Amerikan Klodjan Allajbeu.

Startup Grind

Startup Grind është një komunitet global startup-esh ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje.

Po le të kthehemi e të flasim për takimin e radhës që do të mbahet në Tiranë. Prezantimin e këtij takimi do e mbajë si gjithmonë, Endri Mataj, një sipërmarrësi i ri, dhe adhurues i teknologjisë dhe informacionit i cili ka një background eksperti në fushën e telekomunikacionit dhe menaxhimit të rrjeteve.

20001_779089355538818_6716148997118411359_n

Klodjan Allajbeu

Ai është themelues dhe CEO i Spitalit Amerikan. Me objektivat për të ofruar më të mirën e kujdesit shëndetësor, Klodiani është një motivim pas investimit privat më të madh në industrinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Spitali Amerikan filloi aktivitetin në 2006 duke u përfaqësuar në treg nga stafi më cilësor me doktorë të huaj. Aktualisht ky spital ka aktivitet në Shqipëri dhe Kosovë.

Klodiani është themelues dhe President i YES(Young Entrepreneur of Europe) në Shqipëri, President i Federatës së Sportit të Hipizmit në Shqipëri dhe Kryetar i Agjensisë Kombëtare Anti Doping.

Gjithashtu Klodiani është nderuar si Qytetar Nderi i Qytetit të Beratit ndërsa në Prill të 2015-tës ai u vlerësua nga Presidenti i Republikës me titullin e nderit për kontributin e lartë në zhvillimin e sektorit shëndetësor në Shqipëri.

Klodian mban një MBA nga Universiteti Cardiff të Britanisë. Ai ka studiuar për Mjekësi në fushën e kardiologjisë nga Universiteti i Ankarasë në Turqi.

 Startup Grind Tirana

Startup Grind Tirana ka organizuar gjer tani plot 7 takime. Takimi i parë pati të ftuar Gentian Likaj, CEO i Communication Progress. Më pas ishte rezervuar një prezantim me një sipërmarrës kosovar mjaft të suksesshëm si Alejtin Berisha. Të ftuar të tjerë ishin: Lindita Shomo CEO e EasyPay, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, Ludvic Laventure CEO i MPay, Romeo Sherko CEO dhe themelues i portalit IKUB. Një takim i veçantë ishte ai me sipërmarrësin ndërkombëtar Baybars Altuntas.

Startup Grind Tirana si gjithmonë vjen me mbështetjen e Google, dhe iniciativës së saj Google for Enterprenuers. Takimi në Tiranë do të mbahet më datë 9 Korrik pranë Qendrës Protik. Prezantimi do të fillojë në ora 17:30 për tu përmbyllur në ora 19:30. (PCWorld Albanian)

Më 9 Korrik përpara komunitetit shqiptar të Startup Grind vjen themeluesi dhe CEO i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu
1 vote, 4.00 avg. rating (82% score)