Më 4 Mars në Tiranë organizohet seminari në nder të figurës së Anita Borg

Publikuar më: 17-02-2016

Anita-Borg-ScholarshipA keni dëgjuar rreth Anita Borg? E ndarë nga jeta në 2003 ajo është një ndër femrat më të suksesshme në sektorin e teknologjisë së informacionit e cila besonte fuqishëm në impaktin e lartë të teknologjisë në jetën tonë politike, sociale dhe personale.

Në përkujtim të figurës së saj, Google ofron disa çmime për studentët në mbarë botën nën titullin “Google Anita Borg Memorial Scholarship” dhe Erisa Terolli, një shqiptare e cila ka studiuar në Universitetin e La Sapienza të Romës, është një prej fituesve të këtij viti.

Nën mbikëqyrjen e Google dhe përkujdesjen e Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Zj Milena Harito, Erisa së bashku me ekipin e saj po organizojnë një seminar në përkujtim të Anita Borg dhe misionit të saj fisnik të motivimit të femrave në role drejtuese dhe vendimarrjeje në sektorin e teknologjisë së informacionit.

erisa-poster

Ky seminar është dedikuar për femrat që studiojnë në fushat teknologjike, si Shkenca Kompjuterike, Elektronike, IT dhe Inxhinieri. Qëllimi kryesor i këtij evenimenti është motivimi i Femrave në IT dhe evidentimi i një problemi kryesor me të cilin po përballet sot kjo industri: Hendeku Gjinor

Takimi organizohet më 4 Mars në ora 16:00 tek Salla e Inovacionit pranë Agjensisë së Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit. Axhenda e takimit do të jetë si mëposhtë:

1. Fjalim hapës i Ministres Milena Harito
2. Prezantim i bursave, internshipeve dhe konferencave organizuar nga kompanitë si Google dhe HP dedikuar femrave.
3. Fjalim teknik nga Inxhinierja e Sofuerit pranë Google Vedrana Jankoviç
4. Katering, Diskutime dhe Rrjetëzim

Siç thamë më lartë ky seminar vjen me mbështetjen e Google dhe Ministrisë së Inovacionit ndërkaq ICTSmedia me markën e PCWorld Albanian vjen si mbështetës mediatik të këtij evenimenti. (PCWorld Albanian)

Më 4 Mars në Tiranë organizohet seminari në nder të figurës së Anita Borg
2 votes, 5.00 avg. rating (95% score)