Më 3 Mars në Startup Grind Tirana vjen CEO i startupit të sukseshëm Gjirafa, Mërgim Cahani

Publikuar më: 25-02-2016

12541037_878693888911697_3578701701573860353_nRikthehet Startup Grind Tirana të enjten e datës 3 Mars këtë herë me një të ftuar vërtetë special. Bëhet fjalë për Mërgim Cahanin, themelues dhe CEO i motorit të kërkimit në gjuhën shqipe Gjirafa.com.

Fitues i çmimit ICT Inovacioni i Vitit në edicionin e tretë të Albanian ICT Awards, Mërgimi dhe ekipi i tij përfituan 2 milion dollar investim nga Rockaway Capital i cili do të shfrytëzohet në dixhitalizimin e informacionit dhe zhvillimin e ekonomisë së internetit në Shqipëri dhe Kosovë. Po atë ditë TechCrunch shkruante “Startupi i kërkimit në internet Gjirafa përfiton 2 milion dollar investim për të dërguar Shqipërinë online.”

Mërgim Cahani zotëron mbi 15 vite eksperiencë në industrinë e teknologjisë dhe menaxhimit në SHBA. Edukimin i tij filloi në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike ku bart një diplomë Bachelor Summa Cum Laude, një diplomë Master në Shkenca Kompjuterike pranë Universitetit të New York-ut dhe një MBA nga Kolegji i Biznesit Tobin në Universitetin St. John në New York.

Takimi mbahet me datë 3 Mars pranë Qendrës Protik dhe starton në ora 17:30 për tu konkluduar në ora 20:30. Axhenda e takimit është si mëposhtë:

5:30 – Rrjetëzim
6:30 – Bashkëbisedim me Mërgim Cahanin
7:30 – Rrjetëzim me folësin

12705360_893653144082438_6525005639054607977_nModerator do të jetë si gjithmonë Endri Mataj, një sipërmarrës i ri, adhurues i teknologjisë dhe anëtar i jurisë së edicionit të këtij viti të Albanian ICT Awards, i cili ka si synim rritjen e kreativitetit dhe inovacionit në rrjetin dhe komunitetin e tij lokal. Biletat e pjesëmarrjes mund ti rezervoni drejtpërdrejtë nga uebfaqja e Startup Grind.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Më 3 Mars në Startup Grind Tirana vjen CEO i startupit të sukseshëm Gjirafa, Mërgim Cahani
4 votes, 5.00 avg. rating (97% score)