Më 23-24 Tetor Agjensia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike organizon evenimentin Hack Day Albania 2015

Publikuar më: 20-10-2015

Hack Day Albania 2015 Në kuadër të Tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike dhe #EuCodeWeek organizuar në data 10-18 tetor, Agjensia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT) nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike znj. Harito organizojnë evenimentin e parë të këtij lloji në Shqipëri: #HackDayAlbania 2015

Ky eveniment do të mbahet në datat 23-24 tetor në Institutin Kanadez të Teknologjisë. Starton në orën 16:30 të dates 23 për tu konkluduar në ora 15:00 të 24 tetorit.

Padyshim kemi të bëjmë me një eveniment të një rëndësie të veçantë sepse adreson një nga sfidat kryesore të po përballet bota e teknologjisë në 2015-tën, sigurinë kompjuterike. Ky organizim shërben edhe si një inkurajim për hakerat etikë e të nesërmes duke i vendosur të apasionuarit e këtij sektori përballë sfidave të vërteta.

Sigurisht që në fund të këtij konkursi do të shpërndahen çmime suprizë. Të interesuarit për tu bërë pjesë e #HackDayAlbania duhet të dërgojnë aplikimin në postën elektronike : contact@cirt.gov.al. Aplikimi duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, moshën dhe profesionin. Data përfundimtare e aplikimeve është dita Enjte ora 13:00.

Aplikimet mund të jenë individuale ose në ekipe prej jo më shumë se tre individësh. #HackDayAlbania2015 vjen në Shqipëri falë mbështetjes ofruar nga Tetra Seolution, Instituti Kanadez të Teknologjisë dhe portali Duapune.com. (PCWorld Albanian)

Më 23-24 Tetor Agjensia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike organizon evenimentin Hack Day Albania 2015
2 votes, 5.00 avg. rating (95% score)