Më 20 Tetor HTC organizon një eveniment me titull: “Njihuni me Marshmallow nga HTC”

Publikuar më: 01-10-2015

htc-marshmallow-launch-100618350-largeHTC do të sjellë së shpejti në treg produktin e saj të parë me versionin më të fundit të Android, Marshmallow 6.0.

Prodhuesi tajvanez ka dërguar ftesa tek entuziastët e teknologjisë duke i ftuar në një eveniment virtual më datë 20 Tetor. Detajet ishin të pakta, ndërsa HTC kishte premtuar se ky produkt nuk ngjason aspak me “telefonin inteligjent tradicional”.

Subjekti i mesazhit elektronik dërguar tek mediat përmbante: “Njihuni me Marshmallow nga HTC.”

Aktualiteti: HTC po përballet me probleme financiare serioze. Telefoni inteligjent më i mirë që kompania ka në treg rezultoi një zhgënjim dhe nuk arriti dot objektivat. Nëse bazohemi në informacionet e publikuara ditëve të fundit, telefoni inteligjent i ri i HTC-së do të ngjasojë së tepërmi me një Apple iPhone. (PCWorld Albanian)

Më 20 Tetor HTC organizon një eveniment me titull: “Njihuni me Marshmallow nga HTC”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)