Më 18-19 Janar Prishtina hap dyert për konferencën me temë “Cyber Security Privacy”

Publikuar më: 27-11-2015

12265898_1649267621980060_8748737464831673727_oPrivatësia është e shenjtë. Kjo ka qenë kryefjala e një konference organizuar në virgjilje të 2015-tës nga Agjensia për Mbrotjen e të Dhënave Personale. Ministria e Zhvillimit Ekonomik dëshiron që kjo përsëri të jetë kryefjala e shumë diskutimeve të reja duke organizuar konferencën me temë: “Cyber Security Privacy”.

Dy ditë plot debate konstruktive dhe intensive, diskutime plot pasion dhe bashkëpunim të frytshëm do të mbajnë të gjallë shpirtin e kësaj konference e cila organizohet në kuadër të strategjisë për mbështetjen dhe promovimin e teknologjisë së informacionit në datat 18-19 Janar 2016.

Konferenca, e ndarë në panele me të ftuar zyrtarë të lartë shtetërore dhe ekzekutivë të kompanive të Europiane dhe botërore, do të ketë në qëndër të vëmendjes metodat dhe paisjet e përgjimit të fjalës së fundit.

Nxitur nga rëndësia që bart kjo konferencë, pjesëmarrës do të jenë institucione të larta të sigurisë nga pushteti lokal dhe qëndror si Policia e Shtetit dhe Ministria e brendshme.

Dita e parë, data 18 Janar, i dedikohet e gjitha pjesëmarrjes së një niveli të lartë. Me dyer të mbyllura kjo konferencës do të adresojë problematika me ndjeshmëri të lartë të cilat nuk mund të jenë të hapura për publikun.

Dita e dytë, data 19 Janar, hap dyert për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë dhe të ndajnë ide e mendime lidhur me sigurinë e privatësisë online. Pjesë e konferencës në ditën e dytë do të jenë të ftuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian të cilët do të ndajnë praktikat dhe eksperiencat e tyre në lidhje me këtë tematikë.

Tradicionalisht siç kanë vijuar edhe konferencat e kaluara që bartin të njëjtin mesazh, edhe kjo konferencë do të jetësojë edhe një konkurs me temë: “Dita kur hakimi është i ligjshëm”. Hakerët e përzgjedhur do të kenë mundësi të testojnë vetvehten njëkohësisht edhe 100 uebfaqe me synimin e vetëm të gjetjes së dobësive të sigurisë.

Për të finalizuar këtë konferencë maratonë dy ditore, një panel pjesëmarrësisht VIP do të hedhin dritë mbi disa nga përvojat e tyre më të hidhura online të cilat konsistojnë të cënimin e privatësisë së tyre. Panelit do të bashkohen edhe disa hakera të shquar duke dalë publikisht për të folur mbi manegësitë që kanë këto personazhe VIP në menaxhimin e sigurisë së të dhënave.

Në një prononcim për PCWorld Albanian, z. Mentor Hoxhaj, organizator në konferenca të ngjashme edhe në të kaluarën kur u pyet sa real është kërcënimi që vjen nga përgjimet u shpreh: “Është pothuajse e pamundur që të bëhet një monitorim total i komunikimeve. Në Kosovë, përafërsisht kemi brenda 1 minute 1 milion aktivitete online.”

Kureshtjes së redaksisë për konferencën që do të zhvillohet nuk i shpëtoi as shefi i DARTS IT-Security njëkohësisht edhe organizator z. Tanzer Abazi. Një nga momentet më kulminante të konferencës është konkursi “Dita kur Hakimi është i ligjshëm”. Në lidhje me këtë nismë z. Abazi u shpreh: “Objektivat e kësaj nisme kanë qenë vetëdijësimi i bizneseve dhe institucioneve për nivelin e sigurisë që bartin uebfaqet e tyre njëkohësisht duke promovuar djelmosha të cilët mund të jenë punojës potencial për t’i siguruar infrastrukturat e tyre të teknologjise.”

Edhe pse konferencat e mbajtura së fundi që adresojnë sigurinë online diferencohen nga njëra tjetra në një mënyrë apo tjetër ato kanë një të përbashkët: impaktin e lartë shoqëror dhe ndërgjegjësimin individual. Ky padyshim është mesazhi i qartë i konferencës së radhës. (PCWorld Albanian)

Më 18-19 Janar Prishtina hap dyert për konferencën me temë “Cyber Security Privacy”
3 votes, 5.00 avg. rating (96% score)