Me 13 Gusht Samsung do të mbajë një eveniment ku mund të prezantojë Galaxy S6 Edge+

Publikuar më: 28-07-2015

 

samsungunpackedSamsung do të mbajë një eveniment me datën 13 Gusht ku pritet të prezantojë një produkt mobil, ose mbase edhe disa.

Pak javë më parë, Kevin Tofel i ZDNet ishte i mendimit se Samsung po tenton të “parakalojë” Apple dhe tu dalë punëve para duke prezantuar disa smartfonë të rinj përpara mbërritje të iPhone.

Zakonisht samsung në këtë periudhë prezanton modelet Note të linjës Galaxy, por zakonisht e ka bërë gjatë evenimentit IFA në Berlin që mbahet në Shtator.

Duke pasurr parasysh ridizenjimin radikal të Galaxy S6 dhe S6 Edge, gjasat janë që Samsung të largohet prej tyre në termat e dizajnit me karakteristikave me Galaxy S6 Edge+. Një debutim i mundshëm ngelet edhe ai i Galaxy Note 5. Gjer atë ditë qëndroni me ne për informacionet më të fundit. Do të jetë një ditë e madhe padyshim. (PCWorld Albanian)

Me 13 Gusht Samsung do të mbajë një eveniment ku mund të prezantojë Galaxy S6 Edge+
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)