Lajmet

Më 10 Dhjetor Albanian Security Forum bashkon ekspertët më të mirë shqiptarë të sigurisë në Tiranë

Dec 1 2015
0 Shpërndarje
Më 10 Dhjetor Albanian Security Forum bashkon ekspertët më të mirë shqiptarë të sigurisë në Tiranë

3ndb (2)Më datë 10 Dhjetor në Tiranë, pranë ambienteve të hotelit “Tirana International Hotel zhvillohet konferenca “Albanian Security Forum”, e cila përbën takimin më të lartë të ekspertëve të fushës së Sigurisë në Shqipëri. (www.asf.al)

Gjendemi në një periudhë ku duket qartë që po ecim drejt një bote tjetër, tek e cila koncepti i Sigurisë do të jetë prioritet parësor. Rreziqet – nga kriminalitetit i vogël e deri tek aktet terroriste – po shtohen dhe po bëhen gjithnjë e më komplekse. Kërcënimet asimetrike provojnë tani, që grupet terroriste mund të veprojnë me lehtësi më të madhe, pa u kufizuar nga kufijtë e vendit. Ndaj kërkesat për përmirësimin e masave të sigurisë shtohen dhe zhvillohen vazhdimisht.

  • Si do mund të kufizojnë shërbimet e sigurisë kombëtare kërcënimet konkrete terroriste?
  • Si mund të arrihet bashkëpunim më i mirë midis shërbimeve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë?
  • Cilat teknologji dhe infrastrukturë gjendet në dispozicion të shërbimeve në mënyrë që të trajtojnë kërcënimet terroriste para se ato të shfaqen?
  • Sa e rëndësishme është mbledhja dhe menaxhimi i informacionit për trajtimin e veprimtarive terroriste dhe krimit të organizuar?
  • Cili mund të jetë roli i shërbimit të sigurisë private përballimin e krimit?

Këtyre edhe shumë pyetjeve të tjera kritike do t’u përgjigjen specialistët dhe drejtuesit me ekspertizë në sektorin e sigurisë së informacionit në kuadër të sesioneve specifike që do t’i dedikohet Sigurisë IT.

Më shumë informacion në lidhje me organizimin e konferencës mund të gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.asf.al/faq/

Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj duhet të plotësoni të dhënat tuaja në formën që do gjeni duke klikuar vizituar uebfaqen e Albanian Security Forum.

Lajmet e fundit>