Lajmet

Mbrëmjen e së Mërkurës emisioni Opinion në TV Klan foli gjuhën e Albanian ICT Awards

Jun 22 2016
0 Shpërndarje

13517671_10153775865447198_6497986445868578018_o“Shpikës Made in Albania” ishte tema e diskutimeve në një mbrëmje të pazakontë për një ndër emisionet më të ndjekura nga shqiptarët, Opinion në televizionin Klan, dedikuar edicionit të katërt të Albanian ICT Awards.

Mbrëmjen e së mërkurës Opinion foli i gjithi për potencialin e trevave shqipfolëse në sektorin ICT dhe nismën Albanian ICT Awards e cila në datën e 29 Prill finalizoi një tjetër edicion të suksesshëm mes suprizave dhe emocioneve të shumta.

Prof. Shkelzen Cakaj fitues i ICT Hulumtuesi i Vitit, Prof. Ilir Çapuni – anëtar i jurisë së Albanian ICT Awards, Enkelejd Zotaj – përgjegjës për IT në Raiffeisen Bank, Hadie Hajdini – koordinatore e Albanian ICT Awards, Ardian Alaj – koordinator i Albanian ICT Awards, Florian Piraj – inxhnier pranë Formon, Genti Selenica – fitues i ICT Mobiliteti i Vitit dhe Leutrim Berisha – hakeri i bardhë i cili u shpërblye me një mirënjohje nga ICT Awards ishin të ftuarit e Blendi Fevziut në emisionin e radhës.

13498044_10153775864132198_2545198850204935678_oLidhur me atë çfarë është ICT Awards dhe sesi filloi, emisioni Opinion i referohej si “eventi më i rëndësishëm në sektorin e teknologjisë së informacioni në Shqipëri duke nxitur një ekosistem të shëndoshtë i cili ka filluar të prodhojë sukseset e para si investimi në Gjirafa.com dhe Evis Hoxha e cila u shpall një prej 20 femrave fituese të bursës Google Anita Borg.

Përgjatë 60 minutave të Opinion u fol për projektet fituese të edicionit të katërt në shtatë kategoritë e Albanian ICT Awards secili prej tyre me suksesin e vet të pakontestueshëm. Leutrim Berisha, 22 vjeçari nga Kosova foli për eksperiencën e tij në zbulimin e dobësive të faqeve të internetit si ajo e Pentagonit dhe krenarinë e të qenurit haker i bardhë. Ilir Capuni dhe Enkelejd Zotaj detajuan projektet fituese të ICT Diploma e Vitit fituar nga Evio Abazi, ICT Femra e Vitit fituar nga Erisa Terolli dhe ICT Ylli në Ngritje fituar nga Bleart Këpuska ndërsa Genti Selenica foli për eksperiencën e tij me Baboon në cilësinë e themeluesit.

13490656_10153775864452198_5414408918104771485_o15-35 vjeç ishin moshat e kandidatëve të Albanian ICT Awards citoi Hadie Hajdini. Në mungesë të Rron Cenës – fitues i ICT Inovacioni i Vitit, Florian Piraj, inxhnier pranë Formon tregoi për Fevziun jo vetëm suksesin por avantazhet e printerave 3D.

Në një pyetje drejtuar Prof. Shkelzen Cakaj nga Fevziu lidhur me sfidën e të qenurit pjesë në një konkurs të tillë mbizotëruar nga të rinjë ai iu përgjigj me fjalët: “Unë ndihem i ri akoma!”

Në fund të emisionit zuri vend një intervistë me bashkëthemeluesin e ICT Awards, Kushtrim Shala, i cili foli për rrugëtimin e ICT Awards që nga diskutimet rreth nismës në 2010-tën dhe më pas 2012-ta do të vinte për të finalizuar përpjekjet dhe vizionin me edicionin e parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>