Mblidhet juria e European Youth Awards. Më 11 Shtator përzgjidhen projektet fituese në 7 kategori

Publikuar më: 08-09-2015

017032197_30300European Youth Awards do të mbledhë 15 ekspertë ndërkobëmtare në Cluj Napoca të Rumanisë për të ndarë ekspertizën dhe eksperiencën e tyre në përzgjedhjen e fituesve të radhës të konkursit në datat 10-12 Shtator.

Javën e ardhshme, Cluj Napoca do të jetë qendra e inovacionit dixhital në shërbim të së mirës sociale. Ekspertë ndërkombëtarë me background-e të ndryshme profesionale do të takohen për të diskutuar së bashku. Audiencën e gjërë po e pret edhe Forumi i Ekspertëve më 11 Shtator. Ky forum është një shans unik për komuniteti lokal të startupeve të cilët mund të mësojnë nga juria e European Youth Award.

Pas forumit të ekspertëve, juria e European Youth Award do të takohet në Universitetin Babes Bolyai për të hyrë në detaje të 60 projekteve të cilët janë përzgjedhur nga 40 ekspertë. Juria do të përzgjedhë 1-3 fitues për çdo kategori.

Arnau Gidreu Castells, anëtar i jurisë i shpreh se: “Çdo vitë bëhet më e vështirë përzgjedhja e fituesit të European Youth Awards. Kjo tregon se po rritet numri dhe cilësia e projekteve pjesëmarrëse.” (PCWorld Albanian)

Mblidhet juria e European Youth Awards. Më 11 Shtator përzgjidhen projektet fituese në 7 kategori
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)